UEFA ka konfirmuar se do të mbyllë me rezultate zyrtare ndeshjet e Ligës së Kombeve nëse kombëtare të ndryshme do të kenë futbollistë pozitivë për COVID-19. Është paralajmëruar edhe shorti.
Ndeshjet e ardhshme do të zhvillohen mes 3 dhe 8 shtatorit. Këto janë ndeshjet e para ndërkombëtare në Evropë që nga shpërthimi i koronavirusit dhe UEFA ka thënë se e kupton që për përgatitje shtetet kanë pasur shumë vështirësi.
Të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen në stadiumet e caktuara më herët, pos ndeshjes Moldavia-Kosova, që do të luhet në Itali, pasi Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
UEFA ka thënë se kur të ketë raste pozitive të konfirmuara me COVID-19 kjo do të mund të çojë që të karantinojë një grup lojtarësh, zyrtarësh apo të gjithë ekipin.
Nëse karantinohen lojtarët, UEFA ka thënë se ndeshja do të luhet nëse skuadrat kanë nga 13 futbollistë në dispozicion, duke përfshirë së paku një portier.
Nëse ekipet s’do të kenë nga 13 futbollistë, UEFA ka shtuar se do të provojë të caktojë orarin e ri për ndeshjen. Gjithsesi, nëse kjo s’mund të bëhet, komiteti disiplinor do të vendosë për rezultatin dhe skuadra e konsideruar përgjegjëse për shtyrje të ndeshjes do të llogaritet humbëse me rezultat zyrtar.
Nëse asnjëra skuadër nuk rezulton fajtore, rezultati do të caktohet me short.
Me rezultat zyrtar ditë më parë humbën ndeshjet parakualifikuese në garat evropiane, Drita dhe Prishtina, pasi futbollistë të tyre rezultuan pozitivë me COVID-19
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…