Categories: Uncategorized

“Ndeshjet e futbollit të mos luhen me tifozë”, akademiku Artan Fuga ngre alarmin

Akademiku Artan Fuga, ndërsa komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi, tha se nuk duhet pritur të kemi rastin e parë për të marrë masa.

Në një prononcim për “News24”, Fuga u shpreh se nga pikëpamja epidemiko-sociale jemi një zonë me Italinë dhe Greqinë dhe se duhen marrë masa sociale.

Sipas Fugës, nuk ka veprime pa arsye tek qytetarët shqiptarë, ndërsa shton se edhe veprime pa arsye tek qytetarët shqiptarë.

“Në mesjetë prsh ka qenë murtaja, ka qenë kolera. Nuk ka nevojë në këto raste që në fillim të presim shkakun dhe më pas të kemi pasojat. Jo, sepse masat mund të mrren edhe përballë disa potencialiteteve dhe mundësive.

Duhen marrë masa edhe pa pasur rast. Ne nga pikëpamja epidemiko-sociale jemi një zonë me Italinë dhe Greqinë. Ne e dimë se kemi shumë shqiptarë në Itali. Nuk është e ndarë me shtete. Duhen marrë masa sociale, prsh në shkolla ku ka popullsi të dendur duhet të shtohen etj. Ndeshjet e futbollit nuk ka pse të luhen me tifozë.

“Unë nuk marr dot rolin e mjekut dhe as të bëj dot parashikime. Koronavirusi ka ndikim negativ në ekonominë kineze dhe botërore. Dëmtohen nëse jeta sociale ngadalësohet, zvogëlohet, ndërpritet në një farë mënyre.

Unë them se në rastin kinez e atë italian përparësi ka marrë jeta e individit dhe më pas janë marrë të tjera gjëra. Ligji i Mërfit thotë se duhet marrë rasti më i keq, që ndoshta nuk ndodh, por duhet të mendojmë sikur ndodh. Nuk shoh veprime pa arsye tek qytetarët shqiptarë. Edhe blerja e maskave është normale dhe nuk shoh shenja paniku”, deklaroi Fuga.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

41 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

1 hour ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

3 hours ago