Categories: Uncategorized

Ndeshja ndaj Partizanit merr rëndësi të veçantë, klubi i Kukësit vë autobusë për tifozerinë

Kukësi do të presë të dielën në “Air Albania Stadium” skuadrën e Partizanit për takimin e vlefshëm për javën e 19 të Kategorisë Superiore. Skuadra verilindore do të kërkojë të lërë pas barazimin zhgënjyes në Gjirokastër, por nga ana tjetër kanë një Partizan që vjen me petkun e kampionit që gjithashtu nuk vjen nga një moment i mirë pasi u mund në Korçë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale verilindorët i kanë bërë thirrje tifozerisë për të qenë sa më të shumtë në “Air Albania”. Kjo ndeshje që është edhe kryendeshja e javës së 19, do të luhet të dielën duke nisur nga ora 19:00, teksa pak ditë më parë janë publikuar edhe çmimet e biletave.

Njoftimi:

“I ftojmë të gjithë tifozët të jenë sa më të shumtë në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Partizanit. Në një kampionat ku luajmë jashtë shtëpisë sonë dhe për më tepër pa tifozët në krah e mbyllëm gjysmën e sezonit në vendin e parë.

Një humbje apo një barazim nuk është fundi i kampionatit dhe as i futbollit, por thjesht një mësim për javët që pasojnë. Me ju në krah, Kukësi do të jetë edhe më i fortë. Të gjithë se bashku, le ta nisim fazën e tretë me një rezultat pozitiv dhe ta kthejmë në festë këtë ndeshje të madhe.

Ju mirëpresim në “Air Albania Stadium” ditën e diel, më datë 26 janar në orën 19:00. Forca Kukësi! Së bashku më të fortë. Të rikthejmë titullin në Kukës. Bashkë ia dalim”.

Sakaq, klubi i Kukësit ka vënë edhe autobusë në dispozicion të tifozerisë që jeton në Kukës.

Njoftim i klubit!

Skuadrën tonë e pret një ndeshje e madhe në një stadium madhështor, të dielën në orën 19:00. Në “Air Albania” luajmë kundër Partizanit dhe mbështetja e tifozerisë duhet të jetë e madhe, në mënyrë që edhe futbollistët në fushë të mos ndihen vetëm dhe të kenë një motiv më shumë për ta kthyer ndeshjen në festë.

Kështu, duke parë rëndësinë që tifozët kanë, klubi ka vënë në dispozicion të tyre 2 autobusë falas të cilët do të nisen nga qyteti i Kukësit ditën e diel. Të gjithë tifozët të cilët kanë dëshirë të mbështesin skuadrën e tyre, do të kenë mundësi të udhëtojnë falas drejt kryeqytetit.

Detajet e udhëtimit do të bëhen të ditura në një njoftim të dytë, ndërkohë që ftojmë sa më shumë tifozë që të afrohen për të mbështetur skuadrën. Të nisim fazën e tretë në mënyrën më të mirë dhe së bashku, të luftojmë për të rikthyer titullin në Kukës.

të fundit

Dështoi 20 herë/ Sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, a do kalohet ngërçi politik?

KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin…

17 minutes ago

VIDEO/ Merr flakë në ecje automjeti në aksin rrugor Fier-Lushnje, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja…

47 minutes ago

Parashikimi i motit për sot, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin…

1 hour ago

HOROSKOPI I SË DIELËS/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

Dashi Pjesa me e madhe e te dashuruarve do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme sot. Nëse nga…

1 hour ago

FOTO/ Kështu po i kalon Dafina ditët e fundit të shtatëzanisë

Dafina Zeqiri po i shijon ditët e fundit të shtatzanisë. Ajo ndau një fotografi ku shihet se këto ditë po…

10 hours ago

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, reagon aktori dhe miku i tij Petrit Malaj: Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme regjisori i mirënjohur Piro Milkani! Pas lajmin të trishtë ka reaguar aktori i…

10 hours ago