Categories: Uncategorized

Ndeshja me Napolin pa tifozë, Bartomeu mendjen te lekët: Na kushton 6 milionë euro

Presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, mbajti një fjalim në “Círculo Ecuestre”, në Barcelonë. Ai u ndal te klubi që drejton, i detyruar ta luajë pas dyerve të mbyllura duelin kundër Napolit, javën e ardhshme, në Champions.

Ndeshje me dyer të mbyllura
“Ne kemi pasur një takim me qeverinë dhe ka pasur një rekomandim të forte për situatën. Kur bëhet fjalë për shëndetin, është detyrim. Na vjen keq për këtë, sepse do të privohen tifozët nga emocionet e një ndeshjeje si Barcelona-Napoli. Ne po jetojmë në një moment të jashtëzakonshëm. Edhe më vonë, qeveria ka njoftuar se çdo ndeshje në Spanjë do të luhet pas dyerve të mbyllura”.

Të lidhura

None found

Humbjet financiare
“I pari vjen shëndeti dhe do të bashkëpunojmë me shërbimet mjekësore. Ekziston një humbje ekonomike, jo vetëm për Barcelonën, por për të gjitha klubet, që luajnë pas dyerve të mbyllura. Duhet të kuptohet se është e nevojshme të respektohen disa norma. Ky është problemi i të gjithëve. Paraja është një komponent sekondar, gjëja e parë është shëndeti. Dëmi ekonomik për ne, nga të luajturit pa tifopzë ndaj Napolit, mund të vlerësohet rreth 6 milionë euro”.

Gabimet
“Unë jam anëtar i klubit prej kohësh dhe dikur kam bërë disa gabime. I fundit që bëra ishte kur Ronaldo u largua nga Barça. Ne kemi qenë gjithmonë një klub demokratik dhe njerëzit mund të shprehen ashtu siç dëshirojnë”.

Ndryshim gjeneratash
“Unë hyra në klub në vitin 2003, si menaxher. Ne filluam një epokë të shumë sukseseve. Këto vite kemi fituar shumë tituj. Ka rivalë që përgatiten dhe na studiojnë se si luajmë. Ne kemi një tranzicion për të luajtur ashtu si duam. Kjo gjeneratë garon shumë mirë, pastaj është një gjeneratë tjetër e re, që po vjen. Kur ka një ndryshim gjeneratash, shumë klube ndalojnë së konkurruari. Jam i lumtur, sepse te Barça kjo nuk ndodh”.

Sezoni i tranzicionit
“Ne duam t’i fitojmë të gjithë titujt. Ka disa lojtarë në një moshë, që kanë fituar gjithçka të mundshme. Duhet t’iu jemi mirënjohës. Ky haraç do të përfundojë, sepse të rinjtë do të vijnë. Te Barça bëjmë tranzicione të shkurtra. Kur mbërriti Luis Enrique ishte një fazë kalimtare, tani edhe me Setién. Unë jam shumë optimist. Është e vërtetë që ndonjëherë ka vërshëllima të tifozëve, por duhet të jemi të durueshëm”.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

5 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

5 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

5 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

6 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

6 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

6 hours ago