Liga e Kombeve ngriti siparin për këtë edicion teksa u luajtën dy ndeshjet e para në të gjithë grupet e Ligave të ndryshme. Kështu, në Ligën A, ku janë edhe kombëtaret më me emër bie në sy fitorja në ndeshjen e dytë të Italisë ndaj Holandës.
Edhe pse në ndeshjen e parë, axurrët bënë një gjysmë hap fals duke qenë se barazuan me Bosnjen, sërish ia kanë dalë të renditen aktualisht në vend të parë. Ndërkohë, në këtë Ligë një përplasje interesante ishte edhe ajo mes Gjermanisë dhe Spanjës, sfidë që u mbyll në barazim 1-1. Sakaq, pancerat nuk shkuan më shumë se barazimi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Zvicrës, duke u renditur aktualisht në vendin e tretë, pas Ukrainës. Ndërkohë, në Grupin e 3 të Ligës A, Portugalia dhe Franca kanë marrë dy fitore, ndërsa Ronaldo shënoi golin numër 100 dhe 101.
Sakaq, në Ligën B, Rusia koleksionoi dy fitoret e para dhe mban kryesimin e grupit të saj, ndërsa edhe Uellsi i bëri një start të mirë kompeticionit, po ashtu me dy fitore.
Ndërkaq, në Ligën C, ku bën pjesë edhe Shqipëria me Kosovën nuk pati lajme të mira. Kuqezinjtë pasi morën fitoren e parë ndaj Bjellorusisë në transfertë, u befasuan nga Lituania në shtëpi duke komplikuar rrugëtimin që mund të ishte shumë më i thjeshtë, teksa tashmë të gjitha ekipet janë në kuotën e tre pikëve. Sakaq, një start negative edhe për Dardanët që nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Moldavisë, ndërsa pësuan disfatë me Greqinë në shtëpi.
Sa i përket Ligës D, Ishujt Faroe fituan dy ndeshjet e para, ndërsa me sukses e nisën kompeticionin edhe Liehtenshtejni me Gjibraltarin.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…