Categories: Uncategorized

Natalia më në fund flet për raportin e saj me Neymar dhe Maluma (FOTO LAJM)

Pas muajsh polemikash rreth Natalia Barulich, Neymar dhe Maluma, modelja thyen heshtjen për marrëdhënien e saj me dy çunat simpatikë.

Padyshim, një nga lajmet që mori vëmendjen e mediave të ndryshme ndërkombëtare gjatë gjithë kësaj vere ishte trekëndëshi i dashurisë që lindi mes këngëtarit kolumbian, Maluma, ish-partneres së tij, Natalia Barulich, dhe ylli brazilian, Neymar.

Të lidhura

None found

Për javë të tëra u aludua se Hawaii, ishte një dedikim i veçantë për Natalian. Situata arrititi kulmin, kur Neymar dhe shokët e ekipi të tij kënduan “Haëaii”, dhe pas kësaj, Maluma mbylli llogarinë e tij në Instagram, diçka që na futi në dyshime.

Sidoqoftë, Maluma i mohoi këto zëra, si dhe rivalitetin e tij me Neymar, përmes një live në Instagram, ku u shpreh se gëzon respekt për brazilianin dhe se nuk është në dijeni të lidhjes së tij me Natalian , teksa shtoi se secili mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij.

E teksa të gjithë donim të dini raportin e Neymar me Natalia, kjo e fundit tani, më shumë se një muaj pas polemikave, ka zgjedhur të thyejë heshtjen në lidhje me marrëdhënien aktuale që ka me Neymar, kjo përmes një interviste ekskluzive dhënë për programin televiziv meksikan, ‘Ventaneando’.
Përmes kësaj, modelja kroate konfirmoi se mes saj dhe futbollistit nuk ka asgjë më shumë se një miqësi
Ai është një mik i shkëlqyeshëm dhe nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë, vetëm sepse bëmë një set fotografik. Unë e adhuroj atë, ai është një person i shkëlqyeshëm, ai është një mik i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë ka qenë një djalë i adhurueshëm dhe është një person i shtrenjtë në jetën time.”- tha modelja.

Nuk kishte si të shpëtonte pa i thënë disa gjëra edhe për lidhjen e saj të vjetër me Maluma dhe polemikat që lindën rreth ‘Haëaii’, duke thënë se tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë kapitull dhe se nuk i intereson nëse kënga ishte dedikim për të apo jo.

“Unë nuk besoj asgjë në lidhje me të. Unë nuk e di nëse ai ma kushtoi, apo jo, e vërteta është se nuk më intereson. Ai i përket të kaluarës dhe unë dua ta lë atje, ishte një kapitull në jetën time për të cilin nuk pendohem. Por është koha ta kapërcejmë këtë, sepse jemi ndarë që prej një viti.”- përfundoi ajo.
Thënë kjo, një nga polemikat më të mëdha të 2020 është sqaruar, dhe gjithçka duket se tregon se Maluma dhe Natalia Barulich i dhanë fund marrëdhënies së tyre në mënyrë paqësore, ndërsa marrëdhënia midis modeles dhe Neymar nuk shkon përtej një miqësie të fortë.

Sakaq, kujtojmë se pak javë më parë Maluma ka postuar në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re.

Në fotot shihni pretty boy duke buzëqeshur dhe pranë tij mund të shihni këmbët e një vajze. Përveç kësaj, vëmendje tërhoqi edhe fotoja e dytë ku shihet një zemër në rërë, një detaj që shton mundësitë e nisjes së një romance.

të fundit

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit, nis rruga për shpalljen zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

20 minutes ago

Vedat Muriqi pas golit të fitores ndaj Liverpoolit: Fenerbahce tregoi madhështinë e saj

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…

30 minutes ago

AUV launches oversight of the entire dairy chain, from farms to market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…

34 minutes ago

Hoti: Over €2.5 million allocated to organizations providing social services

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…

35 minutes ago

Pandovski: Political influence and funding undermine judicial independence

Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…

35 minutes ago

Janevska on investigation at Goce Dellçev University in Shtip: The person has been identified and will face the consequences

Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…

35 minutes ago