Categories: Uncategorized

Mund të humbin 6 ndeshje dhe sërish dalin kampion, Klopp: Më vjen për të vjellë kur e dëgjoj këtë

Liverpooli siguroi fitoren e 22-të sezonale, nga 23 takime të zhvilluara gjithsej në Premier League, duke ruajtur distancën prej 16 pikësh me Manchester City-n e vendin të dytë, pa harruar faktin që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

“The Reds” mund të humbin 6 ndeshje deri në fund e sërish do të shpalleshin kampionë të Anglisë, por trajneri Jurgen Klopp ka një përgjigje të fortë për të gjithë ata që mendojnë se gjithçka është mbyllur.

“Më vjen për të vjellë kur dëgjoj se ne mund të humbim 6 ndeshje. Titulli fitohet atëherë kur gara mbyllet, jo më parë”, shtoi fillimisht ai.

Në stadiumin “Molineux” Jordan Henderson i dha epërsinë Liverpoolit para se Raul Jimenez të barazonte pas pushimit. E ndërsa Wolves po bënte presion për ta fituar takimin, Roberto Firmino realizoi golin që u dha tri pikët e radhës “The Reds”

“Ne nuk ishim të përsosur, por reaguam në mënyrë të përsosur. Djemtë dinë të luftojnë në situata të vështira, kjo është ajo që ne bëmë përsëri”, përfundoi ai.

Pas ndeshjes, Virgil van Dijk shtoi se gjithashtu se Liverpoolit iu desh të luftonte shumë për të marrë tri pikë të shkëlqyera.

Festa e Liverpoolit u prish disi nga dëmtimi i Sadio Manesë në pjesën e parë. Klopp shpjegoi se sulmuesi “ndjeu një shtrëngimin” dhe se “do të duhet të presim derisa ta dimë masën e problemit”.

të fundit

FOTO/ Kështu po i kalon Dafina ditët e fundit të shtatëzanisë

Dafina Zeqiri po i shijon ditët e fundit të shtatzanisë. Ajo ndau një fotografi ku shihet se këto ditë po…

5 hours ago

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, reagon aktori dhe miku i tij Petrit Malaj: Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme regjisori i mirënjohur Piro Milkani! Pas lajmin të trishtë ka reaguar aktori i…

6 hours ago

“URA”/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e her**nës

Dosja ‘Ura’ nxjerr zbuluar nivelin skandaloz korruptiv të policisë shqiptare që për pak para lejojnë të lëvizin të lirë trafikantë…

6 hours ago

VIDEO/ Finale me 6 gola, Shtutgarti fiton Kupën e Gjermanisë

Edhe pse militonte në kategorinë e tretë gjermane, Arminia arriti të shkonte deri në finalen e Kupës, por u mposht…

6 hours ago

FOTO/ Spektakël në stadium, Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit

Në moshën 34 vjeçare, numri 34 i FC Basel tërhiqet. Taulant Xhaka drejton FCB në fushë si kapiten në ndeshjen…

6 hours ago

Parashikimi për korrikun 2025, ‘Baba Vanga japoneze’ shkakton anulime masive udhëtimesh

Turistët po anulojnë ose shtyjnë udhëtimet e tyre në Japoni pas një profecie shqetësuese nga një grua që është përshkruar…

7 hours ago