Stërgjyshja e mesfushorit të Monacos, Cesc Fabregas, është riaftësuar plotësisht nga Koronavirusi.
Ish-ylli i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat e konfirmoi lajmin përmes rrjetit social Twitter.
“Ajo e ka mposhtur virusin në moshën 95-vjeçare. Ajo doli negative në testin për COVID-19”, shkroi Fabregas.
“Stërgjyshja ime është super heroinë, por asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e të gjitha infermiereve dhe doktorëve, të cilët po e japin jetën në çdo moment në mënyrë që të gjithë ne të bëjmë më mirë dhe të jetojmë më mirë në këto kohëra të vështira”, theksoi spanjolli.
Fabregas e nderoi stafin në shtëpinë e kujdesit të stërgjyshes së vet në Barcelonë, duke shtuar: “Respekt. Asgjë nuk është e pamundur”.
32-vjeçari ka ofruar vetë të mos marrë pagë në Monaco deri në korrik për t’i ndihmuar klubit të përballet me ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia Koronavirus
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse,…
Sulmuesit të Kombëtares Jasir Asani i është rikthyer buzëqeshja kohët e fundit. Jo vetëm për faktin që ka firmosur një…
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas…
Moderatoja e njohur, Arbana Osmani është bërë bashkë me dy ish-banoret e Big Brother VIP Albania. Përmes një foto të…
Atmosfera në Londër është tejet e tensionuar, ndërsa turma të mëdha njerëzish kanë dalë në rrugë për të marrë pjesë…
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime…