Categories: Uncategorized

Mposhti koronavirusin, Reina tregon siptomat e frikshme

Ish-portieri i Milanit, Napolit, Liverpoolit, e skuadrave të tjera europiane, tani pjesë e Aston Villës në Premier League, ishte një nga lojtarët që iu desh të përjetonte simptomat e Koronavirusit, ndonëse në fund ia doli ta mposhtë me sukses atë.

Në një intervistë për mediat italiane, gardiani spanjoll kujton se nuk del nga shtëpia prej 18 ditësh, ndërsa duke treguar simptomat e virusit, thotë se për një moment kishte ndjerë edhe mungesën e oksigjenit.

“Temperaturë, fyt të tharë dhe një dhimbje koke që më shoqëronte vazhdimisht bashkë me ligështinë. Për një moment, që zgjati diku rreth 25 minuta, ndjeva edhe mungesën e oksigjenit, pasi fyti mu ngushtua fare. Megjithatë tani jam mirë, por vijoj të jem i izoluar dhe nuk kam dalë jashtë prej 18 ditësh. Për fat të mirë kam pranë bashkëshorten dhe 5 fëmijët e mi, që më ndihmojnë të kaloj kohën”, tregon Reina.

E pamundur të mos flitet edhe për futbollin, duke qenë se periudha më e artë e portierit spanjoll ka qenë te Napoli, ku ishte titullar në një skuadër të ndërtuar nga Sarri, që ushtronte futbollin më spektakolar në Itali dhe ndoshta edhe Europë, ndërsa flirtoi për dy sezone radhazi me titullin kampion.

“Sarri arriti të krijojë një skuadër fantastike, duke çuar përtej maksimumit Koulibaly, Mertens, Allan e Albiol, ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe Insigne e Callejon. Më vjen keq që nuk fituam diçka, pasi arritëm të memorizojmë një lojë spektakolare”, tregon spanjolli.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

18 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

32 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago