Categories: Uncategorized

Mourinho-kritikëve: Shikoni sa kanë shënuar sulmuesit e mi ndër vite

Pas një dëmtimi që e mbajti për disa muaj jashtë fushave, Harry kane përfitoi nga ndërprerja e kampionatit për shkak të pandemisë dhe rikuperoi për të qenë gati për sprintin final të kampionatit, por në ndeshjen e rikthimit në fushë ndaj Manchester United nuk arriti të lërë gjurmë.

Sulmuesi nuk u shfaq asnjëherë kërcënues për kuadratin e mbrojtur nga spanjolli David De Gea, ndërsa kaq mjaftoi që disa analistë në Angli të shprehen se për kapitenin e Anglisë do të jetë e vështirë që të shënojë 25-30 gola në sezon, me Mourinhon në pankinë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i portugezit, që në deklaratën për mediat angleze ka sjellë në kujtesën e të gjithëve disa emra futbollistësh që kanë shënuar shumë gola ndërkohë që stërviteshin nga ai.

“Kam pasur disa sulmues që kanë luajtur për mua dhe nuk kanë shënuar pak. Njëri luan te Juventusi dhe për 3 sezone që e stërvita te Reali, shënoi 168 gola, ose 56 gola për sezon. Një tjetër quhej Diego Milito dhe në një sezon me mua shënoi 30 gola, duke fituar edhe 3 tituj. Kam pasur Karim Benzema që në tre sezone, ndonëse nuk ishte titullar i padiskutueshëm, ka shënuar 78 gola, ose 26 për sezon. Mos harroni edhe Ibrahimovic, që në një sezon e gjysmë nën drejtimin tim, ka shënuar 58 gola, ose 29 për sezon. Kur ia kanë dalë këta, nuk ka asnjë pengesë që të njëjtat shifra t’i përsërisë edhe Kane. Ishte thjesht ndeshja e tij e parë pas 6 muajsh mungesë, ndaj nuk ishte në një ditë të mirë, por shumë shpejt do të shihni të shënojë shumë”, deklaroi portugezi.

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

2 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

2 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

2 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

3 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

3 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

4 hours ago