Pasi ka përfunduar pretendimet për territore në tokë, Rusia tani ka hedhur sytë nga hapësira dhe ka zgjedhur Afërditën, për të cilën thotë se është një planet rus.
Këtë javë, Dimitry Rogozin, shef i korporatës ruse të hapësirës, Roscosmos, zbuloi se vendi planifikon të cojë misionin e tij në afërditë përec misionit të përbashkët të planifikuar me SHBA “Venera D”.
None found
Rogozin foli para gazetarëve në ekspozitën HeliRusia 2020, një ekspozitë ndërkombëtare e industrisë së helikopterëve në moskë. “Rifillimi i eksplorimit të Afërditës është në agjendën tonë”, i tha ai gazetarëve.
“Ne mendojmë se Afërdita është një planet rus ndaj nuk do ta lëmë pas dore”, tha ai.
“Projekte të misioneve në afërditë janë përfshirë në programin tonë të qeverisë për eksplorimin rus të hapësirës për vitet 2021-2030. Deklarata erdhi pasi shkencëtarët zbuluan se një gaz në tokë, i quajtur Fosfinë, ishte pikasur po ashtu në atmosferën e afërditës. Afërdita ka përmasa të ngjashme me tokën dhe është fqinji më i afërt planetar i yni, por ajo rrotullohet rreth diellit në drejtim të kundërt krahasuar me planetët e tjerë. Sipas agjencisë hapësinore evropiane, Rusët kanë eksperiencë kur flitet për afërditën.
Në faqen e saj të internetit shkruhet: Mes viteve 1967-1984, studime për afërditën të kryera në rusi ishin lidere për sa i takon kërkimeve ndërkombëtare për këtë planet. Që atëherë, rusia ka ruajtur eksperizën e saj unike në projektimin dhe zhvillimin e mjeteve që mund të ulen në afërditë dhe vazhdon të thellojë punën shkencore për to.
Pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të qartë se në cilin nivel…
Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…
Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…
Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…