Categories: Uncategorized

Dëshirat e shfrenuara të Setien: Dua edhe Neymarin edhe Lautaron

Trajneri i Barcelonës ka folur rreth dëshirave të tij për merkaton e verës që duken disi të “shfrenuara” edhe pse për një klub si Barcelona kjo fjalë nuk mund të zëri vend.

Barcelona pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në dritaren e transferimeve të verës dhe këtë e lënë të kuptohet edhe deklaratat e trajnerit të kësaj skuadre.

Të lidhura

None found

Quique Setien, njeriu që mban aktualisht postin e kryetrajnerit te Barcelona, ka folur lidhur me dëshirat e tij për verën që po afron.

Lautaro Martinez dhe Neymar janë dy emrat që lidhen më së shumti me Barcelonën dhe pikërisht mbi këta dy emra është pyetur trajneri, i cili nuk ka ndarë asnjërin, duke thënë se i pëlqen të dy.

“I zgjedh të dy, sepse janë lojtarë të shkëlqyer”, ka thënë Setien për ‘El Larguer’.

“Nuk mendoj për të ardhmen, por për të tashmen. Neymar është lojtar i madh dhe të gjithë do të donin të stërvisnin më të mirët. Por, ne e dimë se ai kushton shumë dhe kjo është arsyeja pse është e vështirë ta kemi atë”, ka shtuar ndër të tjerash Quique.

Lautaro Martinez ka një klauzolë të vlefshme 111 milionë euro, kurse për Neymar duhet paguar diçka më shumë. Mbrëmë raportohej se Barca ka hequr dorë nga Neymar, pas krizës ekonomike të Covid-19.

të fundit

McLaren paralajmëron modelin e ri me 820 kuaj fuqi dhe motor hibrid

McLaren ka lënë të kuptohet për supermakinën e ardhshme përmes një statuje gjigante të vendosur në Covent Garden të Londrës.…

1 minute ago

Pse veturat kineze shiten shumë më lirë se modelet evropiane?

Shteti kinez subvencionon prodhuesit vendas të automjeteve në disa mënyra. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse veturat kineze…

2 minutes ago

Messi zgjedh Yamal dhe Cubarsin për Trofeun Kopa, ndërsa befasia vjen nga vendi i tretë

Lionel Messi ka treguar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke i dhënë përparësi talenteve të akademisë së…

3 minutes ago

Ahmet Haliti rrëfen kujtimet nga Hysi dhe emocionet e trofeut të parë

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen…

9 minutes ago

Thirrja e të riut në protestë: Në 28 nëntor të bashkohen të gjithë shqiptarët për çlirimin final të vendit, Rama nuk na dëgjoi për 135 ditë!

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…

15 minutes ago

Operacion policor në pesë qytete, arrestohen 13 persona për vepra të lidhura me drogën

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

36 minutes ago