Masimo Moratti rithekson edhe fazat e “tripletës” së vitit 2010, të cilat filluan më 5 maj. Kjo datë kujton atë ditë të mallkuar për Interin, më 2002.
“Asgjë nuk zhbëhet në futboll, mbetet në histori ai 5 maj. Edhe nëse Milito e bëri atë më pak të hidhur. Objektivi i “Zonjës së Vjetër” është të fitojë gjithçka? Kjo kuptohet. Do të kenë rast përsëri. A më bezdis suksesi i tyre i plotë? Asnjë rekord nuk është i përjetshëm. Sigurisht që “tripletën” tonë nuk na e heq njeri”.
Kampionati u fitua në Siena më 2010, Champions-i në Madrid, por së pari gjithçka u “çimentua” kundër Barcelonës: “Emocionalisht, ne e fituam Ligën e Kampionëve në “Camp Nou”. Ajo ishte ndeshja më dramatike e jetës sime”.
Pastaj, në këtë intervistë, ceket edhe roli i Mourinho dhe lamtumira e tij, si dhe meritat e Mancini; një kampionat që pret të rifillojë dhe merkatoja: “Titulli? Tani është një përparësi. Ekipi ynë nuk do t’ia hapë krahun askujt. Lautaro drejt largimit? Nëse vjen Messi, unë jam dakord. Dhe nëse Leo është i pamundur, unë do të doja Dybala në vend të Martinez”.
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…