Categories: Uncategorized

“Mirësevjen” në gjuhën shqipe, klubi francez prezanton Celinën (VIDEO)

Dijon ka zyrtarizuar blerjen e Bersant Celinës nga Swansea City. Mesfushori ofensivë kosovar ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën franceze

Dijon ka vazhduar që të forcohet në sulm gjatë këtij afati ku sonte ka zyrtarizuar blerjen e Bersant Celinës me të cilin ka nënshkruar kontratë katër vjeçare. Mesfushori kosovar ishte pjesë e Sëanseas, me të cilin klub luajti dy vite në Championship.

Të lidhura

None found

I lindur në Prizren, Bersant Celina më shumë ka jetuar në Norvegji ku edhe luajti me grupmoshat e reja të këtij vendi.

Këtë e kishin parë skautët e Manchester City dhe e blenë atë si të ri nga klubi Strømsgodset IF, ku ai u bë pjesë e akademisë se Cityt. Ai do të luante në ligën e të rinjvë dhe mandej do të nënshkruante kontratë profesionale. Në të njëjtën kohë, ai luajti për të rinjtë e Norvegjisë por në fund zgjodhi që të luajë për seniorët e Kosovës, me të cilën Kombëtare ka shënuar 2 gola në 18 paraqitje.

Celina kishte pasur sukses gjatë huazimit të tij në FC Tëente (Holandë) dhe Ipsëich Toën (38 ndeshje -8 gola) por e kishte vështirë që të luante për Manchester City kështu që ai u shit në Sëansea me të cilin klub luan që nga viti 2018. Me “mjellmat” ai luajti dy sezone të plotë ku nga 79 paraqitje shënoi 10 gola dhe bëri 11 asiste kurse tani do të luajë në elitën e futbollit francez.

“Në Championship, ku ai ka luajtur, është një ligë shumë e vështirë dhe më shumë luftë fizike. Ai do të na sjell më shumë dinamizëm dhe do të jetë gati për t’i dhënë të gjitha. Por, ajo çfarë me pëlqen të ai është që luan me zemër. Ai është shumë teknik me top, eksploziv me goditje dhe shumë i mirë në zonën e kundërshtarit”, ka thënë Paguy Luyindula për aftësitë e Celinës.

Bersan Celina do të vesh fanellën me numrin 9 dhe Dijon e ka transferuar pikërisht në ditëlindjen e tij teksa sot mbushi 24 vjet.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago