Categories: Uncategorized

Milito: Mediat e huaja na kanë sulmuar padrejtësisht, ja pse mbaja numrin 22

Ish sulmuesi i Interit, Diego Milito, i cili ishte edhe një nga heronjtë e zikaltërve në vitin e tripletës së famshme, ka dhënë një intervistë për mediat argjentinase, ku ka treguar sekretin e numrit 22 mbi shpinë, por edhe marrëdhëniet me Mourinhon.

“Kur u transferova te Saragoza, kishin mbetur vetëm dy numra të lirë, 2-shi dhe 22-shi, ndaj unë zgjodha këtë të fundit, duke qenë se nuk mund të luaja me numrin 2. Më eci mirë me atë numër për 3 sezone në Spanjë dhe më pas te Genoa. Kur u transferova te Interi, Mourinho më tha se numri 22 ishte i zënë, por mori përsipër të fliste vetë me Orlandonin dhe ky i fundit pranoi menjëherë të ma lirojë”, tregoi argjentinasi.

Të lidhura

None found

Thuajse dy sezone më parë, Milito sponsorizoi kalimin e Lautaro Martinez te klubi zikaltër, ndërsa tani argjentinasi kërkohet me ngulm nga Barcelona, që synon at vërë përkrah Messit, ashtu si te kombëtarja e Argjentinës.

“Lautaro ndihet shumë mirë te Interit dhe këtë ma ka konfirmuar sa herë që kemi folur. Është një sulmues i kompletuar, që mund të bëjë mirë në çdo skuadër dhe nëse transferohet te Barcelona, imagjinoj që do të formonte një dyshe të jashtëzakonshme me Messin”, u shpreh ish sulmuesi i Interit.
Mes Pep guardiolës dhe Jose Mourinhos, Milito zgjodhi këtë të fundit si më të mirin, ndërsa deklaroi se në vitin e Tripletës Interi është sulmuar shumë nga mediat e huaja dhe është akuzuar se luan një futboll mbrojtës.

“Guardiola është një trajner i madh, të cilin e respektoj, por zgjedh Mourinhon, pasi vetëm me të kam punuar nga afër. Di të menaxhojë shumë mirë jo vetëm grupin e lojtarëve, por edhe problemet e jashtme, që lidhen me imazhin e klubit. Asokohe mediat na sulmonin shumë dhe na akuzonin se luanim futboll mbrojtës, por harronin se ne luanim me mua, Eto’o, Pandev dhe Sneijder përpara, ndërsa kishim edhe një mbrojtës si Maicon, që ishte gjithmonë shumë i avancuar. Të gjithë i referoheshin ndeshjes së kthimit ndaj Barcelonës dhe na akuzonin se luanim në mbrojtje, por ajo ndeshje pati atë rrjedhë për shkak të kartonit të kuq të Mottës, që na la me një lojtar më pak që në minutën e 20-ë”, tha Milito.

të fundit

On the 127th day of protests, citizens call on students: Join us, the nation is calling

Me thirrjet “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, në ditën e 127-të të…

6 hours ago

Support for Merz and the government hits an all-time low: only 10% of Germans are satisfied

Zgjedhjet e shtatorit në tri lande, në Gjermani, rezultuan katastrofale për partinë CDU të Kancelarit Friedrich Merz. [...] Read More...…

6 hours ago

Shabana Mahmood: Almost every woman crossing the Channel by dinghy may have been raped

Pothuajse të gjitha gratë që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla nga veriu i Francës…

6 hours ago

The Telegraph: Chelsea në avantazh ndaj Liverpoolit për transferimin e Alex Scottit

Chelsea po kryeson garën për transferimin e mesfushorit të Bournemouthit, Alex Scott, raporton “The Telegraph”.“Blutë” vazhdojnë të jenë shumë të…

6 hours ago

Horoskopi 5 Tetor/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të jeni treguar shumë naiv, ose…

6 hours ago

Mes emocionesh dhe lumturisë, Kushtrimi dhe Aurora i thonë përgjithmonë “PO!” njëri-tjetrit

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Aurora dhe Kushtrimi, i kanë dhënë fund beqarisë ditën e sotme, duke kurorëzuar…

6 hours ago