Arkadiuz Milik është shndërruar në një çështje te Napoli, pasi i ka mbetur vetëm një vit kontratë dhe De Laurentiis po provon ta shesë, që të mos e humbë me parametra zero verën e ardhshme.
Napoli ka arritur një akord me Romën për shkëmbimin e sulmuesit polak me turkun Under dhe një futbollist nga të rinjtë e kryeqytetasve, por vetë Milik deri tani ka bërë rezistencë, pasi ka refuzuar kalimin te verdhekuqtë.
Kjo pasi mediat konfirmojnë se polaku dëshiron kalimin te Juventusi, ku edhe ka folur më herët me Andrea Pirlon dhe e josh ideja që mund të luajë në krah të dy emrave si Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala.
Nga ana tjetër napolitanët kanë shkëputur çdo kontakt me drejtuesit e Juventusit dhe nuk kanë ndërmend të ulen në tavolinë për të negociuar shitjen, ndërsa së fundi mësohet se ka pasur edhe tension mes sulmuesit e presidentit De Laurentiis.
Ky i fundit ia ka bërë të qartë polakut se nëse nuk pranon kalimin te Roma, atëherë do të kalojë një vit të tërë në tribunë, deri në përfundim të kontratës mes palëve. Natyrisht që kjo do të ishte një masë me pasoja të rënda për Milik, i cili kohët e fundit ka qëndruar shpesh nëpër tribuna, për shkak të dëmtimeve të rënda.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…