Categories: Uncategorized

Miliarderi francez bën gati 1 miliard euro për blerjen e Milanit

Gazeta italiane “La Repubblica” këmbëngulë se Bernard Arnault po negocion me fondin Elliot për blerjen e klubit të Milanit.

E përditshmja e njohur shkruan se mes palëve ka pasur disa takime në Paris, Londër e Strasburg, ndërsa bosi francez, që njihet edhe si pronari i kompanisë së modës Louis Vuiton, ka gati një miliardë euro për të investuar te kuqezinjtë.

Të lidhura

None found

“Repubblica” shkon edhe më tej, kur këmbëngul se miliarderi francez ka kontaktuar edhe me një ish drejtues të Milanit, Ariedo Braidën, të cilit i ka kërkuar të rikthehet sërish për të ndihmuar në ngritjen e kuqezinjve, bashkë me trajnerin Allegri.

Avancimi i projektit për ndërtimin e stadiumit të ri, i ka dhënë një shtysë më të madhe francezit Arnault që të blejë klubin e Milanit, pasi dëshiron që të jetë i përfaqësuar fuqishëm në zonën e re komerciale të Milanos.

Nëse do të mbyllej me sukses shitja, atëherë Bernard Arnault do të ishte pronari i katërt i Milanit në 5 vitet e fundit, pasi fillimisht klubi ishte në pronësi të Berlusconit, që më pas e shiti te kinezi Li Yonghong.

të fundit

Scholes parashikon Barcelonën si destinacionin e mundshëm të Haaland në rast largimi nga City

Erling Haaland, sulmuesi 26-vjeçar i Manchester Cityt, shfaqet në parashikimin e Paul Scholes si një nënshkrim i mundshëm për Barcelonën…

5 minutes ago

Erion Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen, edhe kryeministri t’i nënshtrohet llogaridhënies

Në një deklaratë në rrjete sociale, kryeatri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar kreut të Grupit Parlamentar…

11 minutes ago

Britma nga ferri”: Trump dhe Netanyahu përplasen për sulmet ndaj Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump patën një telefonatë të tensionuar gjatë fundjavës, ku në qendër të…

11 minutes ago

Zelensky: Rusia pretendon se ka marrë gjysmën e Donbasit, ndërsa Putini jeton në një realitet tjetër

Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje nga negociatat trepalëshe të zhvilluara në Abu Dhabi, që synojnë avancimin drejt një marrëveshjeje për…

11 minutes ago

Konkurrenca i lufton minutat e yjeve të La Ligas

“Nuk ka vend për të gjithë” është një refren që përsëritet në çdo sezon te klubet e mëdha. Këtë realitet…

16 minutes ago

VLEN: Pas 35 vitesh, provimi i jurisprudencës do të mund të jepet edhe në shqip

Afan Elezi nga VLEN sot në një konferencë për media tha se pas 35 vitesh pritje nga pavarësimi i shtetit…

17 minutes ago