Milani këmbngul për të mbajtur në skuadër Zlatan Ibrahimovic. Në janar gjigandi suedez firmosi me Milanin një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por deri tani bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes kanë ngecur dhe gjasat më të mëdha janë që 38-vjeçari të lërë klubin milanez në verë.
Gjithsesi drejtuesit e Milanit nuk dorëzohen dhe shumë shpejt do të kontaktojnë menaxherin e Zlatan për t’i paraqitur ofertën e tyre. Milani do të kërkojë ta bindë Ibrën me një kontratë të re 1-vjeçare dhe me një projekt serioz.
Rinovimi mes futbollistit dhe klubit kuqezi do të ishte automatik nëse Milani do të siguronte kualifikimin në Champions gjatë këtij sezoni, por duke patur parasysh që diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë, atëherë kuqezinjtë do të kërkojnë ta bindin me projektin ambicioz që kanë për të ardhmen që Zlatan të qëndrojë në San Siro.
Sipas Gazzetta Dello Sport, nga kontrata e re, Ibrahimovic do të përfitojë 4 milionë euro.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…