Milani vijon të jetë në pritje të gjermanit Ralf Rangnick, të përzgjedhurit të fondit Eliott dhe Gazidis për të ardhmen kuqezi. Por mbetet ende paqartësi nëse koordinatori sportiv i Red Bullit do ta pranojë ofertët e “Djallit”.
Për këtë arsye, sipas medieve italiane, Milani po studion edhe plane të tjera, në varësi të përgjigjes së menaxherit gjerman. Në fillim është folur për një rol të dyfishtë të tij, si trajner dhe drejtori sportiv, por nuk përjashtohet mundësia që të vijë në Milano vetëm për një rol drejtuesi.
None found
Nëse do të prevalojë opsioni i fundit, detyra e trajnerit mund të mbetet sërish në duart e Stefano Piolit. Trajneri italian ka bërë një punë të mirë, që vlerësohet pozitivisht nga drejtuesit e Milanit.
Nëse Rangnick do të refuzojë çdo ofertë të mundshme të drejtuesve të “Djallit”, një ide është që roli i trajnerit t’i besohet Luis Camposit, trajnerit portugez të Lille. Ky nuk është një emër i ri, as për Milanit dhe as për fondin Eliott, që e ka financuar klubin francez.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…