Milani do të bëjë shumë ndryshime në verë, teksa pritet të bëhet një revolucion në klubin kuqezi.
Rossonerët pritet t’i largojnë nga skuadra lojtarët më të paguar, pasi synohet që mos të ketë asnjë futbollist pagë më të madhe se dy milionë euro në sezon.
Njëri nga lojtarët e parë që pritet të largohet është kapiteni Alessio Romagnoli, paga e të cilit është 3,5 milionë euro neto në sezon.
Duke parë se Milani dëshiron ta largojë yllin e tyre, Igli Tare ka nisur menjëherë kontaktet me agjentin e lojtarit.
Romagnoli është i lindur dhe rritur në Romë, ku ka luajtur për të gjitha gjeneratat e Romës deri në ekipin e parë ku kaloi pastaj te Milani.
Por reprezentuesi italian edhe pse ka luajtur me Romën është një tifozë lacial dhe kjo mund ta bëjë edhe më të lehtë transferimin te Lazio.
Kryeqytetasit janë gati të shpenzojnë deri në 35 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh për transferimin e tij në Olimpico.
Ndërkohë drejtori sportiv Tare i ka bërë me dije se Lazio është gati t’ia përmbushë kërkesat me pagë vjetore prej katër milionë euro në sezon.
Kujtojmë që interesim për Romagnolin kanë shprehur edhe gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester United.
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…