Klubi i Milanit pak ditë më parë ftoi të gjithë futbollistët e huaj që ndodhen jashtë Italisë, se duhet të kthehen në Milano këto ditë, për të qenë gati për një rinisje të stërvitjes më datën 4 maj, ashtu siç shpresohet momentalisht nga Federata Italiane dhe Liga e Serisë A.
Mirëpo kësaj thirrje nuk i është përgjigjur sulmuesi i kuqezinjëve, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka vendosur që të qëndrojë në Suedi.
Ibra, që ndodhet në vendin e tij të lindjes së bashkë me familjen, ka përfituar nga masat e sigurisë më tolerante në vendin skandinav dhe stërvitet me ekipin ku është bashkëpronar, Hammarby.
Drejtuesit e Milanit i kanë bërë thirrje që të kthehet, por Ibrahimovic, sipas “Sky Sport”, ka refuzuar, duke argumentuar faktin se në Itali ende nuk ka siguri kur rinisin stërvitjet dhe kampionati.
Ndaj, Ibrahimovic nuk dëshiron që të fluturojë drejt Italisë për të qëndruar më pas në shtëpi në Milano duke pritur urdhërin e qeverisë, ndërsa duke ndejtur në Suedi ka mundësi të dalë dhe stërvitet normalisht.
Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…
Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…
Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…
Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar…
Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë…
Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në…