Sot në orën 20:45 Milani do të presë në “San Siro” Juventusin në ndeshjen parë të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Sfida mes Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovicit ndoshta nuk do të jetë një ‘klasike” e kësaj dekade, por është një duel midis dy gjigantëve të 15 viteve të fundit të futbollit.
Hera e fundit, që të dy u takuan më parë ishte në vitin 2015, në Champions. Fjala është për fitoren e Real Madridit në fazën e grupeve, 1-0, me golin e Nacho. Të dy ata “agjëruan” për golin atë mbrëmje. Përplasja mes tyre kishte ndodhur tashmë edhe në vjeshtën e vitit 2013, në një “play off” mes Suedisë dhe Portugalisë për Kupën e Botës në Brazil, që u luajt vitin e ardhshëm: Dopietë e Ibrahimovic dhe “hat-trick” i CR7. U kualifikua ylli luzitan.
Së fundmi “Sportmediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave që sot do të synojnë të marrin fitoren për të hedhur në hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit në Itali.
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…