Categories: Uncategorized

“Messi japonez” i Realit gati të luftojë për një vend te “galaktikët”

Kubo gati të luftojë për vendin e tij në ‘Santiago Bernabeu’

Kubo Takefusa është i gatshëm të bëjë maksimumin për një vend në planet e Zinedine Zidane.

Kubo, ose siç njihet ndryshe, ‘Messi japonez’, ishte dikur pjesë e skuadrës së Barcelonës, por ai së fundmi ka zgjedhur të kalonte te Real Madrid.

Tashmë, ëndrra e japonezit është të sigurojë një vend në planet e trajnerit Zinedine Zidane, për të vazhduar karrierën me Real Madrid.

“Është e qartë se një klub si Real Madrid nuk është si klubet tjera. Ata janë të gjithë lojtarë të nivelit më të lartë, dhe është e vështirë të fitosh një vend aty, por unë do të punoj dhe do të pres për mundësinë” ka thënë Kubo.

“Preferencat e mia janë të qarta, dua të jem në gjendje të luaj në ‘Bernabeu’, me Real Madrid. Varet gjithçka nga unë dhe unë do të kem një vend te Real Madrid. Tani, unë jam te Mallorca që të jap më të mirën dhe teë tregoj se mund të jem aty”, ishin fjalët e Takefusa.

Kubo mund të ndjek rrugën e Martin Odegaard dhe me anë të huazimit në një skuadër tjetër të fitojë besimin e Real Madrid.

të fundit

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis fushata elektorale

Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,…

19 minutes ago

Ervin Salianji takon prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i vrarë në ambientet jashtë shkollës: Ngjarje të tilla, këmbanë alarmi për të gjithë ne!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga…

60 minutes ago

Pas vrasjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij flet për herë të parë publikisht: Do të vazhdoj turnetë dhe podkastet

Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…

1 hour ago

Kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale të dekretuar në Shqipëri?

Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare,…

1 hour ago

“Vuante nga ishemia dhe diabeti”/ Ndërroi jetë pas 10 ditëve në paraburgim, familjarët e Besnik Koçiut: Të hapen kamerat! U mbajt i izoluar dhe nuk iu dha ndihma e parë

Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur…

2 hours ago

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

3 hours ago