Categories: Uncategorized

Messi fjalët më të mëdha për Lautaron: Është mbresëlënës, ngjan me Suarezin

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka lavdëruar bashkëkombësin e tij, sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, duke e cilësuar lojtar spektakolar dhe të kompletuar.

22-vjeçari argjentinas është lidhur me një transferim në Camp Nou muajt e fundit dhe një klauzolë lirimi prej 111 milionë mund të paguhet për t’u siguruar që Barca të arrij objektivin e tyre.

Të lidhura

None found

Messi ka pohuar se ai nuk di për problemet dhe rezultatet e negociatave, por e ka lavdëruar Lautaron dhe e ka krahasuar atë me yllin uruguaian, Luis Suarez.

“Për të qenë i sinqertë, unë nuk e di nëse ka pasur ndonjë bisedim. Nuk kam asnjë ide”, ka thënë fillimisht Messi për El Mundo Deportivo.

“E kam thënë tashmë, Lautaro është një sulmues mbresëlënës. Mendoj se ai është i kompletuar dhe ka shumë cilësi”.

“Ai është shumë i fortë, driblon mirë një me një, shënon gola, di të mbrojë topin. Në zonë, ai lufton me këdo, reziston dhe kthehet mbrapa”.

“Lautaro është spektakolar, mund të thuash që ai do të bëhej një futbollist i shkëlqyeshëm, por ai tani ka shpërthyer dhe po e tregon atë”.

“Është shumë i ngjashëm me Luis Suarez, të dy lëvizin shumë mirë dhe kanë të njëjtën mënyrë për të përfunduar aksionin. Do të duhet të shohim se çfarë ndodh dhe me emrat e tjerë që qarkullojnë në treg”, përfundoi kapiteni i Barcelonës.

të fundit

Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen! Pretendon se persona me maska dolën nga Ministria e Brendshme për të sulmuar bizneset

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama se po ushtron dhunë policore ndaj studentëve që protestojnë…

5 minutes ago

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të mbrojtjes në janar pas disfatës ndaj PSG-së

Humbja e Barcelonës kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë) nxori në pah dobësitë e tyre mbrojtëse.Gjigantët…

8 minutes ago

Glen Daja nuk humbet kohë, “përvesh mëngët” dhe përgatit Elbasanin për sfidën me kryesuesit

Glen Daja në stërvitjen e parë si trajneri i Elbasanit Skuadra e Elbasanit ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin…

12 minutes ago

Joe Cole ngre në qiell Fabian Ruizin: Një nga lojtarët më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, ishte një nga protagonistët e fitores spektakolare 4-2 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve,…

14 minutes ago

Protestuesit nisin marshimin nga ministria e Arsimit, bëjnë thirrje për dorëheqje e kryeministrit Rama

Studentët dhe qytetarë të tjerë, të cilët po protestonin përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e…

24 minutes ago

Papa Leone XIV rifillon takimet me besimtarët pas operacionit dhe i falënderon për lutjet

Pavarësisht shiut dhe motit të keq në Romë, rreth 30 mijë besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për…

26 minutes ago