Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, jo asnjëri prej tyre pasi për Jose Mourinhon futbollisti më i mirë i historisë së futbollit është një tjetër.
Edhe pse i njeh shumë mirë vlerat e CR7-ës të cilin e ka stërvitur te Reali i Madridit dhe Lionel Messi që kanë qenë makthi i tij kur drejtonte Los Blancos, Special One ka zgjedhur Ronaldo fenomenin si futbollistin më të mirë në historinë e futbollit.
Në një intervistë Mourinho ka thurur elozhe për dy yjet aktualë Ronaldon dhe Messin që kanë bërë historinë në futboll në një dekadë e gjysmë pothuajse, por fjalët e mjaltit portugezi i ka për CR7-ën.
“Messi dhe Ronaldo kanë pasur një karrierë më të gjatë. Ata kanë qëndruar në majat e futbollit çdo ditë për plot 15 vite. Sidoqoftë, nëse flasim për talentin dhe aftësinë, askush nuk e tejkalon fenomenin Ronaldo. Kur ai ishte te Barcelona me Bobi Rson, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë. Dëmtimet vranë një karrierë, që do të kishte qenë e pabesueshme”, shprehet Mourinho.
Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…
Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…
Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…
Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…