Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka pikasur mesfushorin e Napolit i cili është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë. Spanjolli do ti kushtonte Liverpoolit rreth 80 milion euro.
Të kuqtë, megjithatë, pritet të përballen me konkurrencë të fortë në treg për mesfushorin e talentuar spanjoll.
Sipas mediave në Angli, Ruiz është synimi kryesor i Kloppit në verë dhe klubi është i gatshëm t’ia paguajë Napolit rreth 80 milionë euro për të.
23-vjeçarit i është ofruar mundësia ta zgjatë kontratën në San Paolo, por ai po ngurron t’ia përkushtojë të ardhmen klubit italian duke u pajtuar për kontratë të re dhe është duke e vonuar vendimin për këtë deri në fund të sezonit.
Ndërkohë, Liverpooli nuk do ta kishte të lehtë blerjen e Ruiz gjithsesi.
Kjo pasi të kuqtë pritet të përballen me garë të fortë nga Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United, për shërbimet e tij.
Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të vlefshëm në botë, sipas përditësimit më të fundit nga faqja e…
Pas barazimit me Serbinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky që do të zhvillohet ditën…
Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Shqipërisë në “Air Albania” në…
Para pak minutash, ka nisur në Apelin e Posaçëm, seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn. Veliaj nuk është i…
Princi William bëri një paraqitje të rëndësishme solo më 8 qershor në Monaco, duke theksuar gjithnjë e më shumë rolin…
Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit, kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve,…