Categories: Uncategorized

Mesazhi prekës i Szczesny: Krenar që ndodhem këtu, Italia më e fortë se ky virus

Mesazh prekës dhe shpresëdhënës në Instagram i portierit polka të Juventusit, Wojciech Szczesny, në këto momente të vështira që po kalon Italia për shkak të përhapjes së Coromavirusit.

Ne postimin e tij ai kishte vendosur një set fotografik ku spikatnin simbolet dhe vendet më të bukura të Gadishullit Apenin.

Të lidhura

None found

“Ndërsa vazhdojmë të shqetësohemi për familjet dhe të dashurit tanë, duke u lutur që ata të mos preken nga virusi, vazhdojmë të pyesim veten se si dhe pse ndodhi. Pyetje për të cilat mund të mos gjejmë kurrë përgjigje. Por gjithashtu pyesim veten për të ardhmen. Si do të ndikojë në shoqërinë tonë? A do të kthehen gjërat në normalitet? Dhe kjo më bëri të mendoj. Dikush mund ta konsiderojë veten fatkeq që ndodhet në Itali, për momentin, në vendin më të prekur nga virusi. Por unë nuk jam dakord. Ndihem me fat këtu, sepse e di që ky është një vend që do ta mundë këtë virus me unitetin dhe pasionin për të cilin italianët janë të famshëm”.

Szczesny është i sgurtë që Italia do ta mposhtë Coronavirusin dhe se brezat e ardhshëm do të kujtojnë gjërat më pozitive të këtij vendi e jo COVID-19.

“Për brezat që do të vijnë, fëmijët nga e gjithë bota do të studiojnë një histori të jashtëzakonshme të këtij vendi. Ata do të mësojnë për artin e tij të mrekullueshëm, arkitekturën e tij unike, modën, ushqimin e shijshëm. Në libra të historisë nuk do të gjeni asgjë për Covid-19. Për shkak se Italia është më e madhe, më e mirë dhe më e fortë se ky virus. Pra, mua më mungon familja ime tmerrësisht dhe lutem për mirëqenien e tyre, jam krenar që e ndaj me këtë popull italian këtë moment të vështirë. Qëndro e fortë Itali, gjithçka do të shkojë mirë”, ka shkruar ai.

të fundit

Mustafi: Dy mandatet e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, një sukses i jashtëzakonshëm

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ka deklaruar se rezultati i mbrëmshëm pas zgjedhjeve në Serbi është një arritje e…

1 minute ago

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Walter Koenig, aktori që mishëroi Pavel Chekov në “Star Trek

Aktori amerikan Walter Koenig, i cili u bë i famshëm në mbarë botën për interpretimin e Pavel Chekov në sagën…

4 minutes ago

Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e sheh pushtetin si pronë të tijën dhe qytetarët i quan kriminelë

Një protestues ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, po sillet ndaj qytetarëve që kanë dalë…

8 minutes ago

Mbetje njerëzore në çanta shpine në lumin Rajn, autoritetet zvicerane hetojnë dyshimet për vrasje

Mbetje njerëzore që i përkasin një burri, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar, janë zbuluar në disa çanta…

17 minutes ago

Durmishi: Shporta e konsumatorit duhet të pasqyrojë kostot reale të qytetarëve, jo të paraqesë vlera më të ulëta

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), partnerët socialë diskutuan disa çështje me rëndësi për punëtorët, punëdhënësit…

20 minutes ago

Natyra Kuçi rrëfen shpresën e Arlinda Zekajt për t’u kthyer te djali

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka thënë se ajo nuk kishte hequr dorë nga shpresa se do të mund…

23 minutes ago