Francisco Trincao u prezantua sot si lojtar i ri i Barcelonës dhe natyrisht se nuk mundi t’iu shmangej pyetjeve për Lionel Messin, i cili e ka kërkuar largimin nga Camp Nou.
Trincao nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Barçën në janar, por u la në huazim në Braga deri në përfundim të këtij sezoni.
Blerja 31 milionë eurosh e Barçës u prezantua sot dhe tha se shpreson se Lionel Messi do të mbetet në Camp Nou.
“Me Ronald Koemanin nuk kam folur ende. Dua që Messi të qëndrojë, por nuk është kjo pyetje të cilës duhet t’i përgjigjem unë”, tha Trincao.
Në lidhje me kalimin në Barcelonë, ai shtoi: “Jam krenar që jam në klubin më të mirë në botë”.
Kapiteni Messi e ka njoftuar Barcelonën se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…