Donny van de Beek ka folur rreth kalimit të mundshëm te Real Madrid.
Sikur edhe në merkaton e kaluar, emri i anëtarit të Ajax Amsterdam, Donny van de Beek, lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid, para merkatos së verës.
Lidhur me spekulimet është pyetur edhe lojtari, i cili ka pasur një përgjigje mjaft interesante, duke arritur të lë gjithçka në pikëpyetje.
“Unë duhet të ndihem mirë te një klub. Sa më duan ata?”, ishin fillimisht fjalët e Van de Beek.
“Unë duhet të përshtatem në sistemin që luhet dhe sigurisht duhet të kem minuta. Të luash në diell është gjithmonë mirë. Por, jo unë nuk kam filluar akoma të mësoj gjuhën spanjolle”, ka thënë tutje holandezi.
Ndër të tjerash, lojtari ka hedhur poshtë zërat se tashmë ka një marrëveshje mes tij dhe ‘Los Blancos’, duke lënë gjithçka të hapur.
‘Nuk i kam thënë po askujt, çdo gjë është akoma e hapur. Unë e di se çfarë kam këtu, më duan në Ajax dhe unë e dua Ajaxin”, ishin fjalët e mesfushorit.
Në garë me Real Madrid, për shërbimet e Van de Beek, është edhe skuadra e Manchester United.
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…