Categories: Uncategorized

“Me ndeshje çdo 3 ditë do të ketë pasoja shumë të rënda fizike për futbollistët”

Prej më tepër se një muaji futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së Koronavirusit, që u ka marrë jetën mijëra njerëzve në mbarë botën dhe ka prekur miliona të tjerë, ndërsa tani të gjithë ligat po përgatiten të rifillojnë, ndonëse nën protokolle të rreptë sigurie.

Synimi i UEFA-s dhe të gjithë federatave është që të mbyllin sezonin në kampionatet lokale dhe ligat europiane, për të shmangur humbjet e mëdha ekonomike dhe për t’ia dalë kanë menduar zhvillimin e ndeshjeve nën një kalendar mjaft të ngjeshur gjatë verës.

Por kjo duket se ka shqetësuar ndjeshëm ish-trajnerin e Romës, aktualisht në pankinën e Lyonit, Rudy Garcia, i cili deklaroi në një intervistë për mediat franceze se pas një pushimi thuajse dy mujor, do të jetë e vështirë të luhet çdo tre ditë.

“Ne kemi rreth dy muaj që bëjmë pushim dhe rikthimi në fushë me ndeshje çdo 3 ditë do të ketë pasoja shumë të rënda në aspektin fizik për futbollistët. Do të jetë gati e pamundur të përballohet një ngarkesë e tillë, ndaj duhet menduar një zgjidhje, sepse ky nuk është thjesht mendimi im, por i të gjithë kolegëve të mi dhe atyre që e njohin këtë fushë”, deklaroi Garcia.

të fundit

Plagoset me Jet Ski turisti belg në Durrës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Një turist belg është plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës, pasi është rrëzuar në…

4 minutes ago

Atletico Madrid viktima e radhës e PSG-së, kampioni evropian fiton me ‘poker’ golash

Paris Saint-Germaini ka marrë fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të Grupit B në Kupën…

8 minutes ago

Kuvendi zhvillon nesër seancë plenare, ja çfarë pritet të ndodhë

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon nesër në mesditë seancë plenare, e hënë, ora 13:00. Rendi i ditës është si më poshtë…

17 minutes ago

ZYRTARE/ U largua nga Tirana, sulmuesi prezantohet në klubin tjetër kryeqytetas

Para pak ditësh, Akileu Ndreca konfirmoi largimin e tij nga klubi i Tiranës pas vetëm një sezoni. Tashmë karriera e…

40 minutes ago

Konflikti me Iranin, Netanyahu: Plotësisht i koordinuar me Trump

Gjatë një interviste për Fox News, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se është “plotësisht i koordinuar” me presidentin amerikan…

44 minutes ago

Al-Hilal i ofron Osimhenit një pagë marramendëse, duket afër që ta bindë që të largohet nga Europa

Victor Osimhen vazhdon të mbetet një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar të verës, dhe ofertat për të…

49 minutes ago