Categories: Uncategorized

Me lot në sy, Suarez: Nuk prisja të largohesha në këtë mënyr nga Barcelona

I trishtuar dhe me lotë në sy Luis Suarez i ka dhënë lamtumirën Barcelonës nëpërmjet një konference për shtyp ku bashkë me të ka qenë i pranishëm edhe presidenti Josep Maria Bartomeu. Pas 6 vitesh te Barça të mbushur me suksese të shumta “El Pistolero” do të provojë një aventurë të re te Atletico Madrid duke u larguar nga blaugranat me 198 gola të realizuar në 283 ndeshje, shifra këto që tregojnë klasin e uruguianit. Në fjalën e tij Suarez theksoi se nuk e priste aspak një lamtumirë në të tillë mënyrë.

“A e prisja një lamtumirë të tillë? Jo, por ndihem krenar për gjashtë vitet e mia këtu. Kam pranuar vendimet dhe tani do të kërkoj të shijoj aventurën e re. Të luaja këtu është një ëndërr, një ëndërr që e kam realizuar. Ditët që mbërrita këtu nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam krenar për atë që kam bërë. Kur më telefonoi Koeman, edhe pse ai ma komunikoi, e dija për largimin. Unë kisha një kontratë dhe vazhdova të stërvitesha derisa të gjeja një sistemim të ri. Tani ndihem gati për një aventurë në maksimum, kam shumë dëshirë për të bërë mirë”.

Të lidhura

None found

“Si kundërshtar në Camp Nou? “Do të vij me dëshirë dhe ambicie, më pëlqen sfida e re dhe secili do të bëjë maksimumin për skuadrën e tij. Do të jetë e bukur gjithsesi”, u shpreh Suarez.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago