Kukësi duket se nuk po gjen qetësi në kampionat teksa është duke humbur me shifrat 2-1 ndaj Skënderbeut në Korçë.
Tashmë është mbyllur pjesa e parë në në stadiumin e korçarëve.
Për ta shënoi në minutën e 22′ Devi Bregu me një gol fantastik nga jashtë zonës duke e çuar topin në cepin e portës.
Për korçarët dyfishoi shifrat Bruno Dita në minutën e 33′ pas një aksioni të gjatë.
Kukësi arrin të reagojë vetëm 4 minuta nga fundi i pjesës së parë me anë të Valon Ethemit.
Ndërkohë po luhet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit me demat e kuq në disavantazh 1-0.
Për veriorët shënoi Gilman Lika në minutën e 35′ me anë të një penalltie.
Të dyja ndeshjet e Kategorisë Superiore të vlefshme për javën e 26 po luhen pa tifozë në zbatim të urdhrit të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas njoftimit të…
Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania. Ajo…
Këtë të enjte, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka denoncuar se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në…
Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha, ka dhënë një intervistë të rallë për jetën dhe karrierën profesionale. Ndër…
Këtë të enjte, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare Artan…
Rritja e fundit, e cila shikoi Bitcoin të fitojë më shumë 18 përqind të vlerës që prej fillimit të muajit…