Mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Nacho Fernandez, e ka paralajmëruar klubin madrilen se duhet t’u kushtojë rëndësi deklaratave të yllit të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappes, mes spekulimeve për një transferim potencial.
21-vjeçari Mbappe është bërë njëri ndër fytyrat më të njohura në botën e futbollit përgjatë viteve të fundit. Si fitues i Kupës së Botës me Francën dhe i çdo trofeu vendor me Paris Saint-Germainin, Mbappe ka fituar statusin e njërit ndër më të mirëve në botë.
None found
Para se të transferohej në Paris Saint-Germain, Mbappe ishte përfolur shumë për një kalim në Real Madrid. Këto spekulime për shpërnguljen në Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë, që nga atëherë.
Përderisa 21-vjeçari insiston se ai nuk e ka në plan të largohet nga PSG-ja njëherë, duke shtuar se as klubit e as tij nuk i ndihmojnë spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij, ai ka sugjeruar se do ta vazhdojë karrierën me klube të mëdha. Këto deklarata dhe ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, i kanë nxitur spekulimet për një transferim të mundshëm.
Shkaku i këtyre spekulimeve të vazhdueshme, Nacho u pyet për Mbappen pas fitores me rezultat 3:1 të Real Madridit kundër Unionistas de Salamanca të mërkurën, në Kupën e Mbretit.
“Nëse ai po na dërgon sinjale, atëherë ne duhet të jemi të kujdesshëm t’i pranojmë ato”, tha Nacho.
Pasi i kishte shënuar 33 gola në Ligue 1 sezonin e kaluar, Mbappe tani i ka 13 gola këtë sezon për kampionin e Francës. Ai ka kontribuar edhe në Kupën e Ligës dhe në Ligën e Kampionëve, duke i regjistruar kështu gjithsej 21 gola për PSG-në e Thomas Tuchelit këtë sezon. /
Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka hyrë në një fazë tjetër,…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar…
Pas diskutimit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, deputetja e PD renditi shqetësimet për zgjedhjet, barazinë para…
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka mbështetur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e quajti përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest…