Mbrojtësi kosovar Ardian Ismajli karrierën do ta vazhdojë në Serie A te skuadra Spezia.
Mediet kroate kanë shkruar se transferimi i Ismajlit nga Hajduku te Spezia ka mbetur vetëm të zyrtarizohet. Madje media të mëdha kroate kanë dhënë detaje edhe për anën financiare të marrëveshjes.
None found
Sajti i njohur kroat, Index.hr, ka shkruar se Ismajli i ka dhuruar Hajdukut të Splitit 260 mijë euro. Për këtë dhuratë kanë shkruar edhe media nga Spliti, të afërta me klubin e Hajdukut.
“Futbollisti që katër vjet më parë nga Prishtina arriti në Split, ka bërë të lumtur splitasit me veprimin pas nënshkrimit me Spezian. Nga Hajduku kemi mësuar që klubi do të marr për Ismajlin 2,6 milionë euro dhe 10 për qind të shumës nga transferimi i ardhshëm i tij. Gjithashtu Ismajli ka hequr dorë nga pjesa e tij që i takon nga transferi, që është dhjetë për qind, përkatësisht 260 mijë euro. Këtë shumë ia ka dhuruar Hajdukut”.
Këtë të martë, një dollar amerikan, blihet për 81.8 lekë dhe shitet për 83 lekë. Euro, blihet me 90.4 lekë…
Rrethana të reja kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e Jeffrey Epstein, pasi një patolog mjeko-ligjor pretendon se financieri amerikan nuk…
Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping pritet të takohen të enjten në Kinë,…
Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025,…
Tensione të reja janë regjistruar në marrëdhëniet mes Japonisë dhe Rusisë, pasi Tokio ka denoncuar shkeljen e dyshuar të hapësirës…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me kërkesa për hetim, pas akuzave se një anëtar i stafit të tij ka…