“Ylli” i PSG-së, Kylian Mbappe, në një intervistë për BBC ka “dribluar” zërat e merkatos që e çojnë te Real Madridi.
“Jam lojtar i PSG-së dhe nuk është momenti për të folur për të ardhmen time. Tani dua të ndihmoj ekipin që të fitojë sa më shumë tituj. Në verë do të diskutojmë për të ardhmen.”
21-vjeçari e pranon se para se të firmoste me parizienët ishte një talent, por tani, falë sukseseve me këtë skuadër, është një “star”.
“Kur mbërrita këtu, isha 18 vjeç. Isha një talent, por jo superyll. Sigurisht që famën ua dedikoj PSG-së dhe përfaqësueses së Francës.”
Mbappe ka kontratë me kampionët e Francës deri në vitin 2022 dhe para se të diskutojë për të ardhmen, dëshiron të fitojë trofe të rëndësishëm në fund të këtij sezoni.
“Nuk do të ishte keq një “tripletë” në këtë sezon: Championsin, Europianin dhe Olimpiadën. Do të bëj gjithçka për ta realizuar këtë ëndërr.”
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti…
Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve,…
Tottenham Hotspur ka fituar finalen e Ligës së Evropës me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester United, në ndeshjen e zhvilluar…
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri…
Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Gjesti dhe Eglit nuk po ndalen, madje po intensifikohen dita-ditës. Së fundmi, një…