Kylian Mbappe ka “të garantuar” Topin e Artë, pasi tashmë është njëri ndër tre futbollistët më të mirë në botë, përkrah Messit e Ronaldos, sipas ish-yllit të Unitedit, Louis Sahas.
Ende vetëm 21 vjeçar, Mbappe ka pasur edhe një sezon spektakolar duke shënuar 30 gola e 19 asistime në 36 paraqitje, derisa ka qenë figurë kyçe në ekipin e PSG-së drejt finales së Ligës së Kampionëve.
Në dekadën e fundit Messi e Ronaldo e kanë monopolizuar këtë çmim, duke fituar 11 prej tyre në 12 vitet e fundit, por Mbappe pritet që të shkojë hapave të tyre.
“Kylian Mbappe e ka të garantuar Topin e Artë dhe është vetëm çështje kohe derisa ai të jetë zyrtarisht më i miri në botë”, është shprehur Saha për Football Index Podcast. “Ai sapo është kthyer nga lëndimi dhe është duke shkatërruar ekipet në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Ta bëjë këtë në moshë të tij, kam mbetur pafjalë”.
Ai ka shënuar të paktën 20 gola në katër sezonet e fundit, duke kaluar 30-shin në dy të fundit. Derisa ka fituar secilin titull në Francë, e gjithashtu edhe Kupën e Botës.
“Për mua Mbappe është përfundimisht njëri nga top tre lojtarët më të mirë në botë aktualisht”, ka thënë ai.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…