Categories: Uncategorized

Masat e rrepta në Bundesligë nuk kursejnë as Joachim Low

Bundesliga gjermane do të rinisë me një super derbi, Borusia Dortmund – Schalke 04 dhe me masa të larta sigurie për zbatimin e protokollit mjekësor në këtë periudhë pandemie globale.

Masat e sigurisë kanë prekur edhe trajnerin e Kombëtares gjermane Joachim Low, i cili nuk do të ketë mundësinë të ndjekë performancën e futbollistëve të tij nga stadiumet.

Të lidhura

None found

Teksa vëmendja e gjithë botës futbollistike këtë javë është në Bundesligë për mënyrën e përshtatjes së futbollit me rregullat e reja, duket se në Gjermani janë të bindur të zbatojnë me rigorozitet gjithçka.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, timonierit të “pancerave” Joakim Low i është mohuar qëndrimi në stadiume për të vëzhguar futbollistët, deri në një urdhër të dytë, kur të lejohet pjesëmarrja e personave në shkallët e stadiumeve.

Për momentin ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe me një numër të reduktuar personeli në stadium për shkak të masave të mara për të minimizuar rrezikun nga virusi Covid-19.

Këtij rregulli nuk i shpëton asnjë, duke përfshirë edhe trajnerin e përfaqësueses gjermane, që yjet si Timo Werner, Kai Havertz apo Serge Gnabry duhet t’i shohë nëpërmjet ekranit të televizorit.

të fundit

NYT: Trump distances himself from LaCivita and Blair after their work for Dodik’s party in Bosnia

Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…

9 minutes ago

Januzi: Minatorët në gjendje stabile, njëri ka vështirësi me këmbën

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e…

9 minutes ago

First miner brought out of Trepça mine as rescue of 63 trapped miners continues

Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…

10 minutes ago

Academy of Sciences of Albania welcomes Justina Shiroka-Pula’s election as Kosovo’s president

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…

10 minutes ago

One miner brought out of Trepça, while 62 others remain trapped

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

10 minutes ago

IHDNj calls for immediate rescue of miners trapped in Stan Tërg

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…

11 minutes ago