Categories: Uncategorized

Marquinhos flet me superlativa për Neymar JR

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germain, Marquinhos, së fundmi ka dhënë një intervistë për “BeIN Sports”.

Ai foli për shokët e tij të skuadrës dhe në veçanti për brazilianin Neymar, duke zbuluar gjithashtu se cilat kushte duhet të jenë që sulmuesi të vazhdojë të jetë vendimtar për të dy formacionet.

“Neymar është me të vërtetë në një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Në Ligën e Kampionëve ai ishte një lojtar kryesor për të arritur në finale dhe konfirmoi formën e tij edhe në daljet e para të Ligue 1 këtë sezon”, tha Marquinhos duke shtuar:

“Ai ka ruajtur të njëjtin nivel që kishte në Champions League dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por gjëja më e rëndësishme për të është se ai është i lumtur. Në këtë mënyrë mund të rritet dhe të përmirësohet. Duke e parë ashtu më bën të lumtur”.

Në optikën kombëtare:

“Kur Neymar vjen të veshë fanellën e Brazilit ai është edhe më i motivuar. Si lojtar ai është shumë ambicioz dhe e di se ai dëshiron të shënojë dhe të arrijë qëllimet e tij, gjithmonë kërkon të fitojë dhe të luajë. Të kesh partner në klub si Neymar edhe në ekip kombëtar është fantastike për mua”.

Gjithashtu Marquinhos dha dhe një mendim edhe për Thiago Silva, i cili u largua nga PSG për të shkuar në Chelsea:

“Ne kemi luajtur së bashku për shumë vite në klub dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë në ekipin kombëtar. Deri më sot na është dashur të ndjekim rrugë të ndryshme në klub, por mendoj se është mirë që ai është larguar në një ekip të ri dhe kjo nuk do të ndërhyjë në miqësinë tonë”

të fundit

Ish-bashkëshorti i Kristin Cabot thyen heshtjen pas skandalit në koncertin e Coldplay: Ishim…

Dy muaj pas videos virale nga koncerti i Coldplay, ku Kristin Cabot dhe CEO i Astronomer, Andy Byron, u panë…

32 minutes ago

Rama: Apartamentet që shiten 2 herë do konfiskohen, ndërtimi do përfundohet nga shteti

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës ligjore në mbrojtje të pronës dhe territorit, Edi Rama paralajmëroi se do të…

45 minutes ago

“Dy shtëpi më mirë se një e stresuar”, Ajlin Petrela flet për ndarjen nga Erion Isai

Ajlin Petrela, regjisorja dhe ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të…

49 minutes ago

Me një aksesor të vogël, Jennifer Lawrence zbulon emrin e djalit të sapolindur

Jennifer Lawrence mund të ketë zbuluar emrin e fëmijës së saj të dytë. Ylli i “Hunger Games” u fotografua ndërsa…

1 hour ago

E përjashtoi Gatuzo nga skuadra, sulmuesi shqiptar surprizon duke firmosur në kategorinë e tretë

Leon Dajaku, do e vazhdojë karrierën tek Ulm 1846 në Gjermani. 24-vjeçari ka befasuar me këtë zgjedhje, pasi tashmë do…

1 hour ago

Selena Gomez në prag të dasmës? Zbulohen detaje të papritura nga të ftuarit

Duket se dasma e Selena Gomez është më pranë se kurrë! Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare, aktualisht e angazhuar në promovimin…

2 hours ago