Categories: Uncategorized

Marotta: Presim më shumë nga Lautaro dhe Eriksen

Interi po punon për t’u rikthyer në nivele të larta dhe për të garuar për tituj kampionë në Itali e Europë, por edhe këtë sezon zikaltrit kanë treguar se vijojnë të jenë ajo skuadra e paparashikueshme, veti që e ka shoqëruar për shumë vite.

Vetëm pak ditë pas atij barazimi zhgënjyes në “San Siro” ndaj Sassuolos, kur u duk se zikaltrit kishin lënë pas krahëve zhgënjimet, e pësuan keq dje ndaj Bolognës, duke humbur 1-2,l edhe pse ishin në avantazh të një goli dhe me një lojtar më shumë në fushën e lojës.

Kjo gjë acaroi trajnerin Conte, i cili vrapoi drejt dhomave të zhveshjes dhe foli gjatë me futbollistët e tij, në prani edhe të administratorit Giuseppe Marottta, por edhe zv. Presidentit Javier Zanetti.

Pikërisht Marotta, në një intervistë të dhënë për mediat italiane, deklaroi se ka mbetur i zhgënjyer për mënyrën sesi erdhi humbja ndaj Bolognës, ndërsa komentoi edhe atë që ndodhi në dhomat e zhveshjes.

“Natyrisht që ndjen zhgënjim për një humbje të tillë, sidomos kur i kishim mundësitë për të mbyllur ndeshjen me penalltinë, por patëm edhe epërsi numerike. Pas ndeshjes jemi ndalur në dhomat e zhveshjes me Conten, për të shprehur zhgënjimin tonë për atë që ndodhi, pasi në vend të humbjes, duhej të kishim marrë një fitore tërësisht të merituar”, deklaroi Marotta.

Prej kohës Lautaro Martinez po zë faqet e para të mediave për interesin që Barcelona ka shfaqur ndaj tij, por njëkohësisht edhe për kritikat që po e shoqërojnë për mungesë të golave dhe performanca aspak në lartësi.

Edhe ndaj Bolognës sulmuesi provoi disa herë, por nuk ia doli të shënojë, madje as në momentin e penalltisë, të cilën Conte mesa duket kishte udhëzuar që ta gjuante Lukaku, por ky i fundit ia dhuroi topin argjentinasit.

“Po flasim për një djalosh 23-vjeçar, që duket se po kalon një moment shpërqendrimi për të gjithë zërat që qarkullojnë, por duhet të gjejë qetësinë sa më shpejt. Inter nuk dëshiron asnjëherë të shesë lojtarët e tij më të mirë dhe Lautaro është një ndër ta”, tha drejtuesi zikaltër.

Një tjetër futbollist që zhgënjeu me performancën e tij ndaj Bolognës ishte edhe danezi Eriksen, i cili që kur ka ardhur në Milano ka alternuar paraqitje të mira me të tjera aspak bindëse, duke mos u shfaqur si një lojtar i besueshëm.

“Është përfshirë me shumë vështirësi në grup, por ai mund të japë shumë më tepër. Edhe me Eriksen, Conte po bën një punë fantastike që ta shndërrojë në një futbollist lider të ekipit”, u shpreh Marotta.

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

4 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

5 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

6 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

6 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

6 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

6 hours ago