Categories: Uncategorized

Marotta i bindur: Lautaro qëndron te Interi

Beppe Marotta i bindur se e ardhmja e Lautaro Martinezit do të jetë tek Interi.

Drejtori i përgjithshëm zikaltër qetësoi tifozët para suksesit me Sampdorian, duke u shprehur se lojtari argjentinas nuk ka kërkuar në asnjë moment shitjen te Barcelona.

Të lidhura

None found

“Interi është një klub që nuk i shet lojtarët më të mirë nëse ata nuk shprehin dëshirën për t’u larguar. Ne do ata i mbajmë afër. Lautaro Martinez kurrë nuk ka shprehur vullnetin e tij për t’u larguar. Jam shumë optimist se ai do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm. Ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha dhe një tundim i vogël është njerëzor. I hutuar nga thashethemet e merkatos? Futbollisti nuk vlerësohet në një ndeshje, pra për atë të zhvilluar ndaj Napolit, por gjithçka ka bërë më parë.”

Pas mbylljes së kapitullit “Lautaro”, Marotta përqendrohet në garën e titullit me Juventusin dhe Lazion:

“Pa dyshim që fjalët e Contes janë një stimul. Janë shumë pikë në dispozicion dhe gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jemi të motivuar, tri pikët me Sampdorian janë një mënyrë e mirë për t’u rinisur”.

Sa i përket të ardhmes së shoqërisë, Marotta sqaroi:

“Është një aksionar që garanton stabilitetin e korporatave. Familja Zhang e jep këtë garanci, varet nga ne që duhet t’i zbatojmë direktivat. Që nga ardhja e Contes janë parë rezultate pozitive, tani ne duam të vazhdojmë kështu. Rinisja? Njerëzit duan të kthehen në normalitet. Futbolli është një fenomen shoqëror, ne duhet të lehtësojmë vuajtjet që kanë pësuar shumë familje. Kjo është arsyeja kryesore që çoi në rifillimin e sezonit.”

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago