Në Itali u miratua prania deri në 1000 tifozë në shkallët e stadiumeve në ndeshjet e futbollit, por klubet e Serisë A pranojnë se kjo shifër është shumë e ulët dhe nuk mund t’i ndihmojë aspak ekonomikisht.
Ka qenë Administratori i deleguar për anën teknike i Interit ,Giuseppe Marotta, që në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se synohet që të lejohen tifozë deri në masën 40% e kapacitetit të stadiumeve, në një kohë sa më të shpejtë.
None found
Ai theksoi se në shkallët e stadiumeve po ndjehet mungesa e mbështetjes së tifozëve, por njëkohësisht edhe arkat e klubeve kanë filluar të ndjejnë mungesën e të ardhurave nga shitja e biletave.
“Vendimi për praninë e 1000 tifozëve në shkallët e stadiumit është një hap i mirë, por shpresojmë të shkojmë shumë përtej kësaj shifre. Do të ishte mirë që brenda pak javësh të kishim deri në 40% të kapacitetit të stadiumit. Mungesën e tifozëve po e ndjejnë shumë futbollistët në fushë, por edhe klubet, pasi shitja e biletave është një zë i rëndësishëm i bilanceve. Ndaj Pisa-s ne futëm në stadium 1000 persona me maska dhe me 4-5 ndenjëse distancë nga njëri-tjetri. Nëse ndjekim të njëjtin standard, në shkallët e ‘San Siro”-s mund të futim shumë më tepër”, tha Marotta.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…