Emri i Marcelo shpesh është lidhur me Juventusin, veçanërisht në verën e vitit 2018, kur lamtumira e Cristiano Ronaldos dukej se ishte në gjendje t’i jepte një tronditje të fortë mjedisit të bardhë. Dje, braziliani ka hedhur dritë mbi thashethemet e qarkulluara gjatë disa muajve të fundit.
Gjatë një transmetimi “live” në Instagram me Fabio Cannavaro, ish-partnerin i tij te “Los Blancos”, tha: “I kam dëgjuar që dy vite më parë ata që thonin se kisha nënshkruar me Juventusin, se nuk jetoja dot pa Cristiano. Njerëzit kanë shpikur kaq shumë gjëra, por është bukur të dini se tifozët e Juventusit e duan vërtet këtë gjë”.
Marcelo rithekson dëshirën e tij për të mos ndryshuar fanellë në një afat të shkurtër, duke vendosur edhe disa dyshime mbi interesin e vërtetë të “Zonjës së Vjetër” për të: “Unë nuk dua të largohem nga Real Madridi, mendoj se nuk do të më lëshojnë. Këtu jam shumë mirë, pastaj nuk e di nëse Juve më kërkon me të vërtetë”.
Braziliani ka admirimi për ish-partnerin, Ronaldo, çka ka mbetur e pandryshuar: “Zgjedhja më e mirë është e vështirë… Unë kam luajtur me Cristiano për dhjetë vite, është më i miri për motivimet që ju jep në fushë, për atë që bën, për mënyrën se si flet. Fatkeqësisht, të dyve na mungon Kupa e Botës”.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…