Categories: Uncategorized

MARCA vs AS: Në rivalitet prej dekadash, njihuni me historinë e prestigjozeve spanjolle

Nuk ka shqiptar që nuk i njeh dy gazetat prestigjoze spanjolle, MARCA dhe AS, dy media që njihen për rivalitetin mes tyre pasi janë të dyja pranë klubit të Realit, shkruan Albeu.com.

Po kush janë në të vërtetë MARCA dhe AS? Si nisi historia e tyre, “Albeu Sport” ju jep disa të dhëna më poshtë.

Të lidhura

None found

Marca, është një gazetë sportive e përditshme kombëtare spanjolle, në pronësi të tregut mediatik Unidad.

Gazeta përqendrohet kryesisht në futboll, në veçanti aktivitetet ditore të Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Betis.

Ajo ka një lexueshmëri ditore prej mbi 2.500,000, më e madhja në Spanjë për një gazetë të përditshme.

Që nga shkurti 2001 ka pasur gjithashtu një stacion radio 24 orë në ditë, Radio Marca. Në vitin 2010 filloi kanali televiziv MARCA TV, para se të mbyllet në 2013.

Marca pothuajse çdo ditë ka intervista ekskluzive me lojtarë kryesisht në qytetin e Madridit.

Gjithashtu gazeta është në 5 gjuhë të ndryshme të botës, Anglisht, Spanjisht, Argjentinase, Columbi, dhe SHBA.

Ndërkohë sa i përket rrjeteve sociale Marca numuron reth 2.1 milion follow në Instagram, ndërsa në Facebook 4.7 milion. Gjithashtu Marca jep dhe çmime individuale për lojtarët.

Marca mbetet një nga gazetat me të lexuara në treg prej 81 vitesh.

Gazeta tjetër spanjolle AS që gjithashtu është shumë e njohur ka vëndodhjen në Madrid dhe sfidon Marcan.

Është e përditshme në treg dhe e themeluar 52 vite më parë në vitin 1967.

Gazeta mbulon veçanërisht lajmet për ekipet e futbollit, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano.

Përveç Madridit, gazeta ka edhe zyra në Barcelonë, Bilbao, Coruna, Seville, Valencia dhe Zaragoza.

Në maj 2012 gazeta nisi në gjuhën angleze që ofron gazetari origjinale dhe artikuj të përkthyera nga spanjishtja origjinale nga folësit në gjuhën angleze.

AS bëri bujë në vitin 2002 kur nxorri lajmin i pari në lidhje me afrimin e Ronaldos nga Interi. Pas kësaj shitjet në treg të gazetave u dyfishuan.

Gazeta shiste në ditë 181,172 kopje në 2001 dhe 176.892 kopje në 2002. Ajo u rrit në 214.654 kopje në 2006.

Ndërkohë AS numuron mbi 600 mijë ndjekësa në Instagram, ndërsa në Facebook 2.7 milion.

Gjithashtu ajo është linder në treg teksa është në 9 gjuhë të ndryshme për lexuesit e saj. /albeu.com/

të fundit

Harry Kane vendos rekord të ri, bëhet realizuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë…

25 minutes ago

Formacionet zyrtare të Jordani – Argjentinë: Scaloni pushon Messin dhe emrat kryesorë

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Jordanisë dhe Argjentinës në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës…

44 minutes ago

Dhimbje e madhe për Cody Gakpo, ylli i Holandës humb foshnjën bashkë me partneren

Futbollisti i Holandës dhe i Liverpoolit, Cody Gakpo, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij…

2 hours ago

Kroacia triumfon ndaj Ganës 2-1 dhe kualifikohet nga vendi i dytë në Grupin L

Kroacia ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi mposhti Ganën me rezultat 2-1 në ndeshjen e…

2 hours ago

Bellingham dhe Kane i japin Anglisë triumfin ndaj Panamasë, grupin e mbyll në krye

Anglia ka siguruar vendin e parë në Grupin L të Kupës së Botës, pasi mposhti Panamanë me rezultat 2-0 në…

2 hours ago

Kolumbi – Portugali, publikohen 11-shet zyrtare: Diaz dhe Ronaldo në kërkim të kreut të grupit

Gjithçka është gati për supersfidën mes Kolumbisë dhe Portugalisë, ku do të vendoset pozita e parë në grup.Dy përfaqësueset kanë…

3 hours ago