Categories: Uncategorized

Marca: Pse Ronaldo e ka të pamundur kthimin në Real Madrid

Dëmet financiare që ia ka sjellë kriza e koronavirusit në Itali Juventusit kanë bërë që mediumet e mëdha botërore të spekulojnë për një largim të mundshëm në Cristiano Ronaldos nga Torino.

Në mesin e klubeve të përfolura si destinacion i mundshëm për sulmuesin portugez ka qenë edhe Real Madridi, mirëpo madrilenët nuk janë duke e munduar mundësinë e kthimit të Cristiano Ronaldos, shkruan Marca.

Cristiano Ronaldo ende mban marrëdhënie të mira me drejtuesit e Real Madridit dhe Florentino Perezin, gjë që dëshmohet nga prania e portugezit në Santiago Bernabeu gjatë El Clasicos të marsit. Megjithatë, kthimi i tij për ta vazhduar karrierën në Bernabeu nuk është i mundur.

Ronaldo nuk ka mbajtur kontakte të afërt me shumë prej ish-bashkëlojtarëve të tij në Real Madrid, veçanërisht pas komenteve të tij pasi Luka Modrici e fitoi Topin e Artë në vitin 2018. Vetëm Marcelo mban ende kontakt me portugezin.

Mbi të gjitha, Ronaldo i la Los Blancos në një situatë të keqe kur u largua dhe shkoi në Juventus, pasi që Real Madridi u përball me një krizë shkaku i pamundësisë së gjetjes së zëvendësuesve për Ronaldon dhe trajnerin Zinedine Zidane, që u largua po të njëjtën verë.

Pas mosmarrëveshje që portugezi i pati me drejtuesit e Real Madridit për kontratën e tij, Juventusi i ka dhënë 35-vjeçarit gjithçka që ai ka dëshiruara, edhe sa i përket pagës e edhe kohëzgjatjes së kontratës.

Los Blancos nuk kishin qenë të gatshëm t’ia paguajnë 31 milionë eurot në vit që Ronaldo i merr tani në Torino. As tani, madrilenët nuk janë të gatshëm të pranojnë t’ia bëjnë një ofertë të tillë atij.

Edhe pse skuadra e Real Madridit ka vuajtur që nga largimi i tij, Real Madridi e sheh shitjen e tij për 112 milionë euro si biznes të mirë për klubin.

Përkundër që u kthye në Bernabeu për El Clasico, vizita e tij ishte e shkurtë dhe asnjëra palë nuk e ka shqyrtuar mundësinë e ribashkimit.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

43 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

59 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

1 hour ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

2 hours ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago