Categories: Uncategorized

MARCA: Dyshimet në fitimin e “Topit të Artë”, ja yjet që nuk e fituan kurrë

Topi i Artë gjithmonë hedh mjaft debate kur jepet çdo vit. Ka pasur disa fitues të diskutueshëm në të kaluarën, të tilla si Michael Owen dhe Fabio Cannavaro, dhe disa humbës të diskutueshëm, shkruan Albeu.com, marrë nga MARCA.

Shumë nga emrat më të mëdhenj të lojës nuk kanë marrë kurrë ne duart e tyre nje trofe për një arsye apo një tjetër.

Të lidhura

None found

Franco Baresi dhe Paolo Maldini nuk iu dha Topi i Artë.

Baresi dhe Maldini, me sa duket, kishin karrierë më të suksesshme se Cannavaro, por ajo fitore e Kupës së Botës i eliminoi ata.

Raul Gonzalez është skandali tjetër që nuk e fitoi “Topin e Artë”, tha Francesco Totti dikur.

Kjo u bë jehonë në 2001 kur, Raul ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Champions League, Raul ishte anashkaluar për çmimin nga Oëen, i cili kishte fituar Kupën e UEFA-s, Kupën e FA dhe Kupën e Ligës me Liverpoolin.

Thierry Henry, francezi ishte kampion bote, fitues i Champions League, golashënues historik i Premier League dhe Arsenalit, megjithatë ai kurrë nuk mori duart Topin e Artë.

Xavi dhe Andres Iniesta. Të dy yjet e Barcelonës u anashkaluan nga njeriu që luante para tyre, pra Lionel Messi.

Kjo ishte rasti pasi të dy fituan Kupën e Botës në 2010, me Iniesta që shënoi golin e fitore për Spanjën në finale ndaj Holandës, por atë vit e fitoi Messi që fitoi vetëm La Ligan.

Iker Casillas dhe Sergio Ramos. Casillas ishte në garën për çmimin pasi me Spanjën fitoi Kupën së Botës në vitin 2010. Ndërsa për Ramos, ai mund të ketë fituar çmimin në 2014 për golin e tij të rëndësishëm në finalen e Champions League kundër Atletico Madrid, por fitues doli Cristiano Ronaldo.

Gianluigi Buffon. Italiani është një nga portierët më të mëdhenj të brezit të tij dhe mund të kishte fituar Topin e Artë në 2006 pas triumfit në Kupën e Botës.

Arjen Robben dhe Frank Ribery. Bayern Munich fitoi tripeletën në vitin 2013 por as njëri prej tyre nuk ia doli.

Cristiano përfundoi duke e fituar çmimin atë vit, megjith arritjet historike të Bayernit.

Ndërkohë ka dhe emra të tjerë si Andrea Pirlo, Steven Gerrard, Alessandro Del Piero, Zlatan Ibrahimovic dhe Antoine Griezmann të cilët nuk kanë marrë kurrë në duar atë trofe. /albeu.com/

të fundit

Lavrov paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet dhe kritikon synimet e Evropës për negociatat

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të martën se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe se ekziston mundësia…

9 minutes ago

Reis në formë të përkryer te Trabzonspor, Muçi bëhet lojtari vendimtar i trajnerit

Thomas Reis dhe Ernest Muci 6 fitore nga 6 ndeshje [...]Read More...

10 minutes ago

Papa Leone XIV: Luftërat nuk justifikohen në emër të Zotit, paqja është e shenjtë

Papa Leone XIV bën thirrje për paqe, dialog dhe refuzimin e çdo justifikimi fetar për luftën. Në një videomesazh drejtuar…

10 minutes ago

Berisha kundërshton Paketën Fiskale: Rritja e taksave rrezikon falimentimin e mijëra bizneseve

Sali Berisha kritikoi paketën e re fiskale, duke akuzuar Edi Ramën se me shtimin e taksave po u shpall luftë…

13 minutes ago

Bardhi: Konsultimet për zgjedhjet vendore janë një teatër politik

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ftesës së Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur…

14 minutes ago

Ambasada gjermane pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Siguria e grave në rrezik duhet të jetë përparësi

Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vrasjen tragjike të Arlindaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës.…

21 minutes ago