Categories: Uncategorized

Marca: Barcelona ofroi shkëmbimin Griezmann-Joao Felix

Barcelona provoi sulmin ndaj Joao Felix dhe u përpoq të bindte Atletico Madrid, duke përdorur Antoine Griezmann si “karrem” për të arritur te talenti portugez.

Kjo është prapaskena e raportuar sot nga “Marca”, e cila daton para humbjes së bujshme 8-2 të Bluugrana-ve në Champions, kundër Bayern Munich.

Sipas prestigjiozes sportive spanjolle, Bartomeu do t’i propozonte klubit “rojiblanco” shkëmbimin midis Griezmann dhe Felix. Ky do të ishte, gjithashtu, një operacion ekonomik. Katalanasit, në të vërtetë, donin të shpëtonin edhe nga paga e francezit me këtë shkëmbim.

Dhe ndryshimi midis pagave të dy lojtarëve është i konsiderueshëm (francezi merr 21 milionë euro në vit, i riu portugez më pak se 4 milionë euro).

Përgjigjja nga Atletico Madrid ishte e menjëhershme: Joao Felix është pika referuese e ekipit të drejtuar nga Simeone për të tashmen dhe për të ardhmen. Gil Martin, presidenti i “colchoneros”, megjithatë, nuk do ta mbyllte derën për kthimin e Griezmann në Madrid, por do të propozonte dy lojtarë të tjerë në vend të Joao Felix, si pjesë e shkëmbimit: Lemar dhe Diego Costa, qartësisht jashtë projektit teknik të Simeone.

Sidoqoftë, këtë herë ishte Barcelona, ajo që hodhi poshtë ofertën.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

1 hour ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

1 hour ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

1 hour ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

2 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

2 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

3 hours ago