Categories: Uncategorized

Maradona: Futbolli i kohës sime ishte xhungël

Maradona, gjatë një Instagrami “live” ka kujtuar 35-vjetorin e ndeshjes kundër Venezuelës, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës ’86.“Ishte ndeshja ime e parë zyrtare, pas Botërorit ‘82.

Në ato gati tri vite mungesë, unë kalova hepatitin, një frakturë të këmbës dhe disa probleme të tjera. Para se të fillonin ndeshjet e FIFA-s, ishin klubet, ato që kishin pasaportat e lojtarëve. Federatat nuk ishin të detyruara t’i tërhiqnin ato. Kjo ishte një goditje tjetër. Një botë tjetër.Kur arrita në Venezuelë, një person më goditi në gju, sapo hyra në hotel. Sot nuk mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo është arsyeja pse u them gazetarëve, të cilët sot bëjnë një mijë krahasime, një mijë statistika me ata që mendojnë se kanë zbuluar futbollin. Në futboll nuk bëhen dot krahasime të tilla epokash. Atëherë nuk ishte si tani. Ishte gjithçka ndryshe. Fushat, topi, paratë, gjyqtarët, trajnimet, stërvitjet, mjekësia, gazetaria, media, transporti, hotelet, pjesa tjetër…

Të lidhura

None found

“Fair play” nuk ekzistonte, asokohe të shkelmonin si gomarin. Nëse nuk do të ishte Kupa e Botës, nuk mund të flitej për parajsën. Kjo është arsyeja pse Bilardo, gjatë viteve të para, bashkoi një ekip kombëtar me lojtarët që luanin në Argjentinë. Nuk kishte “europianë”. Passarella, Burruchaga dhe Valdano, gjithashtu, u përjashtuan. Ata nuk u lejuan të vinin në kombëtare. Përkundër gjithë kësaj, dua t’ju them se nuk u largova kurrë nga kombëtarja. Unë kurrë nuk e hoqa fanellën time nga ekipi. Mos gënjeni njerëzit. Mos lejoni që karantina t’ju godasë, sepse, edhe kur nuk kam qenë atje, në kombëtare, 10 ka qenë gjithmonë e imja”.

të fundit

Infantino përjashton dorëheqjen pas polemikave në FIFA: Duhet të respektohet vullneti i shumicës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i është përgjigjur thirrjeve për dorëheqjen e tij pas polemikave rreth projektit FIFA Forward Enterprise…

2 minutes ago

Vushtrria përballë humbjes në tavolinë ndaj Ballkanit, çfarë parashikojnë rregullat e FFK-së

FC Vushtrria rrezikon ta humbasë në tavolinë ndeshjen ndaj Ballkanit, pasi nuk u paraqit në fushë në përballjen e sotme…

20 minutes ago

Policia shpërndan me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit! Të rinjtë marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për…

21 minutes ago

Student sends message to Rama: Either us or him, there is no other way, we have nothing to discuss with the prime minister

Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi…

25 minutes ago

VIDEO/ Protest escalates, young people throw stones at the Ministry of Education, police respond with water cannon

Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe një protestë e studentëve. Disa…

25 minutes ago

VIDEO/ Singer Irini Qirjako joins protest outside Ministry of Education: “My soul speaks to me in support of the students

Një protestuese e veçantë është parë sot përpara Ministrisë së Arsimit, në protestën e studentëve. Ajo është këngëtarja e mirënjohur…

26 minutes ago