Deklarata e Ed Woodward se në verën që vjen nuk mund të pritet biznes i zakonshëm në tregun e transferimeve për Manchester Unitedin, nuk mund të konsiderohet si një befasi.
Djajtë e Kuq do të jenë një situatë më të mirë se klubet rivale pas hapjes së afatit kalimtar, për shkak të pandemisë COVID-19 që ka ndikuar në ekonominë globale dhe këtë rast edhe në botën e futbollit.
Është raportuar se trajnerit Ole Gunnar Solskjaer i është bërë e qartë se për të transferuar lojtarë të rinj duhet të grumbullojë fonde duke i shitur disa futbollistë që i ka në dispozicion.
Paul Pogba është emri më i lakuar në tregun e transferimeve, ndërsa Juventusi dhe Real Madridi janë dy klubet më të interesuara për shërbimet e tij.
Francezi ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2021, ndërsa në verën e kaluar klubi anglez e vlerësonte rreth 180 milionë funte (206 milionë euro). Mirëpo, ky çmim do të jetë dukshëm më i ulët si pasojë e krizës së coronavirusit dhe duke qenë se atij i mbetet vetëm edhe një vit në kontratën e tij.
Djajtë e Kuq do të përballen me një situatë të vështirë kur të hapet afati kalimtar, sepse ose duhet ta shesin me një çmim më të lirë, ose duhet ta bindin të qëndrojë. Përndryshe, në vitin 2021 ai do të largohej me parametrat zero.
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…