Categories: Uncategorized

Man.United gati për një merkato të nxehtë, pas Sanchos interesohet edhe për Koulibaly

Manchester United po përgatitet për një rikthim të bujshëm në elitën e futbollit anglez dhe atij europian, pas disa vitesh në “agoni”, që erdhën me largimin e trajnerit legjendar skocez, Sir Alex Ferguson, i cili drejtoi skuadrën për shumë sezone dhe arriti të fitojë shumë trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kështu në pankinë pritet të konfirmohet sërish norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa sipas mediave angleze, është thuajse i kompletuar transferimi i mesfushorit Jadon Sancho, i cili do t’u bashkohet “Djajve të kuq” menjëherë pas përfundimit të sezonit, ndërsa këta të fundit pritet të paguajnë rreth 100 milionë euro në arkat e Borussias së Dortmundit.

Të lidhura

None found

Paratë për blerjen e Sanchos pritet të vijnë nga shitja e Paul Pogba, i cili ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford” dhe duket se edhe drejtuesit e Manchesterit duan t’i plotësojnë dëshirën, ndaj pritet të pranojnë ofertën e Juves ose Realit, dy skuadra të interesuara për kampionin e botës.

Objektivi i radhës i “Djajve të kuq” është kompletimi i prapavijës me një tjetër mbrojtës të fortë, që do të formojë digën mbrojtëse para portierit De Gea, bashkë me anglezin Harry Maguire, i cili u transferua në Mancheseter verën e kaluar për një shifër rekord të paguar në arkat e Leicester.

Emri që Solskjaer ka vënë në krye të preferencave është ai i mbrojtësit senegalez, Khalidou Koulibaly, i cili ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Napoli, por konkurrenca me Paris Saint Germain pritet të jetë e fortë, pasi edhe francezët e kanë prioritet.

Pas disa sezonesh spektakolarë, Koulibaly ka qëndruar më shumë në infermieri këtë vit, ndërsa presidenti De Laurentiis ka pranuar se ka ardhur momenti që t’i lërë rrugë të lirë senegalezit, nëse për të do të vijë një ofertë të paktën 100-milionëshe.

Këtë shifër Manchester United mund ta paguajë pa problem, ndryshe nga Paris Saint Germain, që mund të investojë vetëm nëse arrin të shesë një nga yjet e sulmit, si Kylian Mbappe dhe Neymar, pasi nuk dëshiron të rrezikojë me normat e Fair Play-t Financiar.

Sa i përket sulmit, tekniku norvegjez është shprehur kundër idesë së një transferimi të anglezit Harry Kane, pasi ka konfirmuar besimin ndaj Rashford, ndërsa pritet t’i japë një tjetër shans kilenit Alexis Sanchez, i cili do të rikthehet nga huazimi te Interi.

të fundit

Alliance for Albanians Accuses VLEN of Nepotism: It Did Not Fight It, but Benefited from It

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka akuzuar VLEN-in se ka shndërruar institucionet shtetërore në vende punësimi për familjarët dhe të afërmit…

4 minutes ago

Turistja mahnitet nga vargu i makinave në një dasmë shqiptare, ftohet t’i bashkohet festës

Një eksperiencë e pazakontë e turistes, Kennie Anne Alindogan, në Shkup, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo përfundoi…

4 minutes ago

PHOTO/ Albanian, 68, caught with 55 kg of drugs in car near Greek-Albanian border; packages hidden in bags and sack

Pas një operacioni të organizuar dhe të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të…

4 minutes ago

Tax Task Force in Action on the Coast, Businesses: They Seized Our Computers, Tourist Season at Risk

Në kulmin e sezonit turistik, kur bizneset duhet të jenë të përqendruara te pritja e pushuesve dhe ofrimi i shërbimit,…

4 minutes ago

Reasons for Protests Against Rama Government, According to a Survey: From Corruption to Mismanagement, 96% Want Rallies to Continue

Ornela Liperi | Monitor Tirana nuk ka qenë e qetë që nga 1 qershori. Një incident në Zvërnec, ku po…

5 minutes ago

Construction and Maintenance Halted on Qafë Buall-Krastë Road, Companies Seek Additional Funding

Ndërprerja e punimeve për shtrimin me asfalt të aksit Qafë Buall – Krastë, për shkak se kompanitë “BE-IS” sh.pk, “ERGI”…

5 minutes ago