Sadio Mane dëshiron ta shtojë edhe një medalje të artë të Premierligës dhe një të Ligës së Kampionëve në koleksionin e tij me Liverpoolin dhe thotë se nuk do të pushojë derisa ta arrijë këtë qëllim.
12 muajt e fundit kanë qenë të paharrueshëm për Liverpoolin, pasi “Reds” arritën të triumfojnë në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe në Kupën e Botës për Klube.
None found
Skuadra e Jurgen Kloppit gjithashtu e ka siguruar një epërsi prej 13 pikësh në krye të tabelës së Premierligës, me dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa kundërshtarët, dhe pritet që këtë sezon t’i japin fund pritjes 30-vjeçare për t’u shpallur kampionë të Anglisë.
Megjithatë, Mane thotë se ai s’do ta nënvlerësojë askënd dhe asgjë derisa Liverpooli t’i sigurojë titujt e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve këtë sezon.
“Derisa skuadra të jetë e suksesshme dhe unë të jem i suksesshëm, mendoj se është e nevojshme ta sakrifikoj veten dhe të jap gjithçka të mundur për skuadrën. Skuadra do të ma kthejë këtë besoj, secili lojtar”, ka thënë 27-vjeçari.
“Sigurisht që kemi arritur gjëra të mëdha vitin e fundit, por duam të arrijmë edhe më shumë gjëra me këtë klub. Dëshirojmë të fitojmë sërish trofe, Premierligën, Ligën e Kampionëve. Kjo nuk do të jetë e lehtë, të gjithë e dimë. Por, ne e kemi parë gjatë viteve të fundit që gjithçka është e mundur dhe ne mund ta arrijmë këtë sërish. Ne thjesht duhet të jemi të uritur në një aspekt të mirë dhe ta shtyjmë veten deri në fund”, tha sulmuesi i Liverpoolit.
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Barcelona ka një plan të qartë për afatin kalimtar të verës. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka tri fusha kryesore…
Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…